Zhvillimet në BDI, analistët :Nuk pati tronditje, u sqaruan gjërat

min lexim

Takimi i liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, me grupin e funksionarëve të pakënaqur brenda partisë shqiptare në pushtet, ka dëshmuar të jetë vendimtar për tejkalimin e këtyre pakënaqësive përmes debatit të brendshëm, vlerësuan analistët politik në “Argument” në TVM2. Sipas tyre, ngjarjet e fundit në BDI, nuk kanë shkaktuar ndonjë tronditje të thellë brenda subjektit.

“Unë mendoj se pa marrë parasysh se gjithnjë i është dhënë autorizimi Ali Ahmetit si lider të vendos qoftë për grupin e ministrave apo për gjëra të  tjera, BDI ka një rol shumë të rëndësishëm me vetë faktin se është e pozicionuar aq mirë dhe aq fortë në kuadër të sistemit, por që nuk duhet të ndalet në vetëkënaqësi se janë pozicionuar mirë.”,- tha analisti politik, Ismet Ramadani.

“Problemin të cilën e nxitën disa nga BDI të cilëve u printe z. Izet Mexhiti, sipas mendimit timë nuk paraqesin ndonjë tronditje të madhe, por i shoh si një tentim për të dhënë një impuls vet partisë.”,- theksoi analisti, Ilir Luma.

Por për profesorin universitar, Isak Sherifi, është koha që BDI t’i qaset seriozisht organizimit të brendshëm, e disa individ duhet të shkarkohen nga përgjegjësia e tepërt.

“Kjo është një nxitje për një rikonfigurim të brendshëm të BDI-së, dikush të shkarkohet nga përgjegjësia e tepërt që e ka, dhe të emërohet vetëm në një pozicion. Mendoj se BDI gradualisht  duhet të kërkojë përgjegjësi veçanërisht për zyrtarët që vijnë nga Tetova dhe nga Gostivari dhe nga pjesa dërmuese të cilët brenda këtyre 20 viteve kanë pasur benifite të skajshme në suaza të partisë, ndërsa reflektimi i tyre në opinion është i zbehtë.”,- u shpreh profesori universitar, Isak Sherifi.

Të tre panelistët ishin të njëzëri se “zjarr” apo “grup të zjarri” nuk ka pasur por zërat kritikë  dhe llogaridhënia duhet të funksionojnë brenda subjekteve  politike sepse shkojnë në të mirë të konsolidimit të subjektit.

Marketing

Story i mëparshëm

Olaf Scholz e quan “të justifikuar” planin e ndihmës për energjinë

Story i radhës

Struga Trim Lum eliminon Rabotniçkin

Të fundit nga