Zhvillimet kryesore të ditës së nëntë të luftës në Ukrainë

Më poshtë mund të lexoni në pika të shkurtra zhvillimet kryesore të ditës së nëntë të luftës në Ukrainë.

Në orët e hershme të 4 marsit, forcat ruse sulmuan termocentralin më të madh bërthamor në Evropë në Ukrainën juglindore duke shkaktuar zjarr të madh që më pas u shua.

Sipas agjencisë bërthamore të OKB-së, asnjë dëm nuk u shkaktua në reaktorët e centralit bërthamor në Zaporizhja

Sulmi afër reaktorit bërthamor nxiti reagime nga shumë liderë botërorë. Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se sulmi demonstron “pamaturinë e kësaj lufte dhe rëndësinë e dhënies fund të saj”

Ndërkohë forcat ruse bombarduan gjithashtu kryeqytetin e Ukrainës Kiev dhe rrethuan disa qytete të tjera.

Një sulm ajror rus ka vrarë gjashtë persona, duke përfshirë një fëmijë, në fshatin Markhalivka pranë Kievit.

Aleatët e NATO-s kundërshtuan kërkesën e Ukrainës për zona të ndaluara për fluturime, duke thënë se një ndërhyrje e tillë e drejtpërdrejtë do të çonte në një luftë edhe më brutale.

Rusia kufizoi qasjen në faqet e internetit të disa organizatave të huaja të lajmeve, përfshirë BBC-në për përhapjen e “informacionit të rremë”. Parlamenti rus miratoi një ligj që vendos dënime deri në 15 vjet burg për përhapjen e informacionit “të rremë” në lidhje me forcat e armatosura.

Rregullatori rus i mediave kufizoi qasjen në rrjetin social Twitter pasi bllokoi Facebook-un në vend, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve të premten.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Lleshaj: NATO të përdorë të njëjtën retorikë ndaj Putin kur bëhet fjalë për kërcënim bërthamor

Story i radhës

Kola: Nuk patëm fatin e mirë,

Të fundit nga