Zhvillimet kryesore të ditës së 31-të të luftës në Ukrainë

March 26, 2022
1 minut lexim

Zhvillimet kryesore të ditës së shtunë kanë qenë:

-Në përmbyllje të vizitës së tij dyditore në Poloni, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, tha se Ukraina nuk duhet të frikësohet pasi që nuk do të jetë e vetme në luftën e saj. Biden, e cilësoi ‘kasap’ presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

-Shtetet e Bashkuara të Amerikës synojnë t’i japin 100 milionë dollarë ndihmë shtesë për Ukrainën.

-Një reaktor kërkimor bërthamor në Harkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, është goditur nga granatimet ruse, sipas autoriteteve lokale.

-Rusia ka shkatërruar rreth 4,500 ndërtesa banimi, 100 ndërmarrje, 400 institucione arsimore dhe 150 institucione mjekësore në Ukrainë, thotë një ministër i qeverisë ukrainase.

-Oligarkët e Rusisë mund të vazhdojnë të bëjnë biznes në Turqi për sa kohë që ata respektojnë ligjin kombëtar dhe ndërkombëtar, tha të shtunën Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu.

-Rusia sulmoi një rafineri të naftës në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv. Ky qytet ndodhet pranë Polonisë. Në sulm u lënduan pesë persona, njoftuan autoritetet ukrainase.

-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, u takua të shtunën në Varshavë me dy ministra ukrainas në bisedimet e para ballë për ballë midis presidentit amerikan dhe zyrtarëve të lartë të Kievit që nga fillimi i pushtimit rus.

-Qeveria britanike ka vendosur sanksione ndaj 65 individëve dhe kompanive të tjera në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.

-Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u bëri thirrje vendeve prodhuese të energjisë të shtunën të rrisin prodhimin në mënyrë që Rusia të mos përdorë pasurinë e saj të naftës dhe gazit për të “shantazhuar” kombet e tjera.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Emergjenca e re në Prishtinë mbushet me shtretër jofunksionalë

Story i radhës

​Ngjarjet e datës 27 mars

Të fundit nga

Barcelona i jep ultimatum de Jong-ut

Zhgënjimi te Barcelona në lidhje me Frenkie de Jong është aktualisht mjaft i lartë. Kjo kryesisht për faktin se mesfushori në fakt shumë i talentuar nuk i arrin kufijtë e performancës, megjithëse
ShkoLartë