Zhvillimet e fundit në veri, Grenell vjen me një thirrje për Kurtin

min lexim

Ish i dërguari special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun e Kosovës me Serbinë, Richard Grenell, ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të Kosovës. 

Në një intervistë për Euronews Serbia, Grenell ka bërë një thirrje për kryeministrin Albin Kurti. 

“Do t’i bëja thirrje qeverisë së Kurtit që të merret me zhvillimin ekonomik, dhe jo vazhdimisht të merret me çështje të tilla politike me të cilat provon të manipulojë dhe të marrë poenta politikë. Fokusohu te krijimi i vendeve të punës për popullin e Kosovës në mënyrë që ekonomika e vendit të rritet” – tha ai.

Derisa, sipas tij, lirimi i policit serb Dejan Pantiq në arrest shtëpiak është hapi i parë drejt de-përshkallëzimit të situatës. Ai pret që pala serbe të heqë disa barrikada. 

“U gëzova shumë kur pashë raportimet se të arrestuarit u liruan në arrest shtëpiak, por edhe disa serbë të tjerë u burgosën dhe tani është shumë e rëndësishme që të gjithë të punojnë së bashku për të de-përshkallëzuar situatën. Jam shumë i shqetësuar që forcat speciale janë transferuar në veri, janë bërë arrestime dhe si pasojë janë ngritur barrikada. Transferimi i një të burgosuri në arrest shtëpiak është një gjest vullneti i mirë. Mendoj se tani qeveria serbe duhet të përgjigjet në mënyrë të ngjashme. Më saktë, për të lëvizur një ose dy barrikada dhe për të ndikuar në de-përshkallëzimin” – tha Grenell. 

Story i mëparshëm

Bleu një router për 15 dollarë por zbuloi të gjitha sekretet një milioneri

Story i radhës

Policia shpall në kërkim reperin Fero

Të fundit nga