zhvillimet e fundit mes edon zhegroves dhe juventusit 68b0e89cd1e42

Zhvillimet e fundit mes Edon Zhegrovës dhe Juventusit

August 29, 2025
1 minut lexim

Transferimi i Edon Zhegrovës te Juventusi mbetet një nga temat kryesore të afatin kalimtar në futbollin italian.

Sipas Fabrizio Romano, kalimi i kosovarit është aktualisht në pritje, pasi e ardhmja e Nico Gonzalez nuk është ende e qartë. Atletico Madridi dhe Everton kanë ofruar huazim për argjentinasin, por i nuk është i bindur.

Drejtori i Juventusit, Damien Comolli, ka deklaruar se Gonzalez a gjasa të qëndrojë, pasi bisedimet kanë ngecur paksa.

E gjithë kjo situatë e ka bllokuar përkohësisht lëvizjen e Edon Zhegrovës drejt Juventusit – sipas Fabrizio Romanos.

Megjithatë, sipas gazetarit italian Nicolo Schira, Juventusi është gati të dërgojë ofertën e parë zyrtare te Lille, me vlerë rreth 12 milionë euro plus bonuse.

Sipas tij, Zhegrova ka arritur tashmë një marrëveshje parimore me Juventusin për një kontratë deri në vitin 2030, me një pagë prej rreth 2.5 milionë euro në vit.

Mbetet të shihet se çfarë zhvillime do të ketë ditëve në vijim, pasi edhe shitja e Nicolo Savonas te Nottingham Forest, mund ta ndërrojë situatën, pasi Zonja e Vjetër ka përfituar 15 milionë euro. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mexhiti buxheti i cairit bujari do ta shpenzonte per nje jave revizioni shteteror ia nxori te palarat ne drite 68b0e6d26ef28
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Buxheti i Çairit, Bujari do ta shpenzonte për një javë – Revizioni shtetëror ia nxori të palarat në dritë

brahimaj nenad rashiqi nuk eshte me i mire se lista serbe 68b0e8a37b493
Lajmi i radhës

Brahimaj: Nenad Rashiqi nuk është më i mirë se Lista Serbe

Të fundit nga

ShkoLartë