trump ngushtica e hormuzit do te hapet shume shpejt me ose pa iranin 69da13bf10eee

Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt, me ose pa Iranin

April 11, 2026
1 minut lexim

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Ngushtica e Hormuzit do të rihapet “plotësisht dhe shumë shpejt”, me ose pa bashkëpunimin e Iranit, në prag të negociatave të rëndësishme mes dy vendeve që zhvillohen sot në Islamabad, Pakistan.



Duke folur përpara gazetarëve, Trump theksoi se Shtetet e Bashkuara janë të vendosura të garantojnë lirinë e lundrimit në këtë korridor jetik për tregtinë globale. “Ne do ta hapim ngushticën me ta ose pa ta. Do të ndodhë shumë shpejt; nëse jo, do ta përfundojmë në një mënyrë ose në një tjetër”, u shpreh ai. Presidenti amerikan shtoi se presioni ekonomik ndaj Iranit do ta detyrojë Teheranin të tërhiqet nga kufizimet.

Deklaratat e tij vijnë në të njëjtën ditë kur nis raundi i shumëpritur i bisedimeve SHBA-Iran në Islamabad, të ndërmjetësuara nga Pakistani. Trump i uroi fat zëvendëspresidentit J.D. Vance, i cili kryeson delegacionin amerikan, së bashku me të dërguarin special Steve Witkoff dhe Jared Kushner.

Nga ana tjetër, Irani është shfaqur i rezervuar. Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, pas mbërritjes në Islamabad, deklaroi se Teherani ka “qëllime të mira”, por nuk i beson administratës amerikane. “Përvoja jonë në negociatat me amerikanët ka përfunduar gjithmonë me dështim dhe premtime të thyera”, u shpreh ai.

Delegacioni iranian, i përbërë nga 71 anëtarë, përfshin zyrtarë të lartë si ministrin e Jashtëm Abbas Araghchi, guvernatorin e Bankës Qendrore Abdolnaser Hemmati, si dhe zyrtarë të sigurisë dhe diplomacisë.

Teherani ka vendosur dy kushte të qarta për vijimin e negociatave: ndalimin e sulmeve të Izraeli në Liban dhe zhbllokimin e aseteve iraniane të ngrira jashtë vendit. Pa përmbushjen e këtyre kërkesave, zyrtarët iranianë kanë paralajmëruar se bisedimet mund të mos nisin.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

pragu prej nje perqind ne rmv si fitojne shume para partite me pak vota pas zgjedhjeve infografik 69da028e04858
Lajmi i mëparshëm

Pragu prej një përqind në RMV: Si fitojnë shumë para partitë me pak vota pas zgjedhjeve? (Infografik)

a e keshillon thaci pdk ne per bashkepunim me vv ne 69da14b871280
Lajmi i radhës

A e këshillon Thaçi PDK-në për bashkëpunim me VV-në?

Të fundit nga

ShkoLartë