Në Zveçan tashmë ka një numër të protestuesve prapa barrikadave.
Në fotografi në Rudar të Zveçanit shihen barrikadat si dhe një numër i protestuesve prapa tyre.
Kujtojmë se ka disa ditë që në veri janë vendosur barrikadat nga serbët lokal atje dhe nuk janë duke u larguar edhe pasi Kosova ka shtyrë zgjedhjet lokale në komunat veriore.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe institucionet e tjera perëndimore kanë kërkuar heqjen e barrikadave si dhe uljen e tensioneve.