Shtetasi kinez Liangbin Chen, i cili akuzohet për mashtrim të miliona eurove, do të ekstradohet drejt Kinës. Ky ka qenë vendimi që ka marrë gjykata për të riun kinez, ndonëse ai refuzoi ekstradimin në Kinë.
Prokuroria e Apelit shkaktoi skandal kur kërkoi ndryshimin e masës së arrestit nga me burg, në arrest shtëpie.
Liangbin Chen, me profesion programues kompjuterik rezultonte në kërkim ndërkombëtar dhe akuzohej për “Mashtrim me pasoja të rënda”. Ai u arrestua në aeroportin e Rinasit rreth orës 14:00 të datës 11 korrik të këtij viti gjatë kontrolleve të pasagjerëve të linjës ajrore “Air Albania”, në fluturimin Londër-Tiranë.
Shtetasi kinez u arrestua për qëllime ekstradimi për arsye të masës së sigurimit “arrest në burg”, lëshuar nga autoritetet kineze pasi ai njihet si kreu i një grupi kriminal që ka realizuar grabitjen me mashtrim me vlerë rreth 145 milionë euro.
Ndaj tij fillimisht Gjykata e Tiranës la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”, por Chen kërkoi zbutjen e saj dhe largimin nga qelia, për shkak se pretendonte që kishte sëmundje në kokë.
Çështja shkoi në Apel dhe gjykata vendosi masën “Arrest shtëpie” për shtetasin kinez, me arsyetimin se i rrezikohej jeta në qelinë e burgut.
Vendimi:
Lejimin e ekstradimit te shtetasit L. Ch. në Republikën Popullore të Kinës per efekt te zbatimit te vendimit penal r. DG (X) BZ (2022) 00055, date 20.05.2022, të Gjykatës Deging, të Provincës Zhejiang/Kine.
Rrezimin e kërkesës per revokimin e mases se sigurimit “arrest ne shtepi” te dhene ndaj shtetasit L. Ch.
Nie kopje e këtij vendimi t’i komunikohet Ministrise se Drejtësise së Republikes se Shqipërisë dhe Ambasadès sè Republikën Popullore të Kinës. Shpenzimet proceduriale sic janë bërë. Kunder ketij vendimi lejohet ankim në giykatën e Apelit Tiranë brenda 10 ditëve.