Zhupa në mbështetje të qëndrimit të Konventës së Bernës: Hiqni dorë nga shkatërrimi i zonave të mbrojtura

December 10, 2024
min lexim

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar në mbështetje të konventës së Bernës ku kërkuar të ndalohen punimet për aeroportin e Vlorës dhe të rishikohet ligji i ri i zonave të mbrojtura sepse shkel marrëveshje ndërkombëtare.

Zhupa shprehet se këto janë dy shqetësime të ngritura nga opozita dhe të konfirmuar nga Konventa e Bernës. “Aeroporti Ndërkombëtar të Vlorës po shndërrohet në një mekanizëm shkatërrimi për zonën e mbrojtur Vjosë- Nartë dhe rrezik për zhdukjen totale të saj.  Ligji i ri i Zonave të Mbrojtura, që tashmë më 1 nëntor e kam dërguar në Gjykatën Kushtetuese me mbështjetjen e kolegëve demokrat, është qartësisht minues i çdo zone të mbrojtur duke hapur rrugën për ndërtime të pakufizuara kudo, në çdo cep dhe me çdo lloj ndërhyrje. E kthen Shqipërinë në një vend pa zona të mbrojtura. Kudo ku i vënë gishtin një ndërtues, një investitor strategjik, një oligark apo klient i pushtetit, mund të ndërtojë. Ky është shqetësim tashmë i konfirmuar edhe Konventa e Bernës”.

Statusi i plotë:

Mbështes qëndrimin publik të Konventës së Bernës ndaj Shqipërisë dhe i bëj thirrje qeverisë të heq dorë nga shkatërrimi i zonave të mbrojtura.

Shtohen shqetësimet dhe kërkesat e Konventës së Bernës ndaj qeverisë.  Ata shprehën qartësisht se duhen ndaluar punimet në zonën e mbrojtur të aeroportit të Vlorës dhe të rishikohet ligji i zonave të mbrojtura sepse po shkelen marrëveshjet ndërkombëtare në fushën e mjedisit.

Dy shqetësime të ngritura nga opozita dhe të konfirmuar nga Konventa e Bernës. Aeroporti Ndërkombëtar të Vlorës po shndërrohet në një mekanizëm shkatërrimi për zonën e mbrojtur Vjosë- Nartë dhe rrezik për zhdukjen totale të saj.

Ligji i ri i Zonave të Mbrojtura, që tashmë më 1 nëntor e kam dërguar në Gjykatën Kushtetuese me mbështjetjen e kolegëve demokrat, është qartësisht minues i çdo zone të mbrojtur duke hapur rrugën për ndërtime të pakufizuara kudo, në çdo cep dhe me çdo lloj ndërhyrje. E kthen Shqipërinë në një vend pa zona të mbrojtura. Kudo ku i vënë gishtin një ndërtues, një investitor strategjik, një oligark apo klient i pushtetit, mund të ndërtojë. Ky është shqetësim tashmë i konfirmuar edhe Konventa e Bernës.

Mania e kësaj qeveria për të shkatërruar dhe vjedhur çdo gjë nuk ndalet dhe kur marrëveshjet ndërkombëtare e ndalojnë dhe kur institucionet ndërkombëtare shprehen haptazi kundër.

Vetëm bashkërisht mund t’i ndalim!

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

PDK-ja konteston 20 ligje në Kushtetuese, Beqa akuzon Qeverinë për ndërhyrje në Kuvend: Po luan rolin e monarkut

Story i radhës

xAI lançon Aurora, mjetin e ri të të gjenerimit të imazheve

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më

Të hënën reshje intensive shiu në 5 qarqe

Fillimi i javës do të nisi me reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër. Kështu njofton Instituti i Gjeoshkencës në buletinin e tij. Ndërkohë që reshjet intensive do
ShkoLartë