Zhernovski ka marrë më shumë se 18 mijë euro nga Ministria e Shëndetësisë, akuza nga VMRO

min lexim

Shkup, 16 Nëntor – Ish-kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, i cili më shumë se një vit e gjysmë është pjesë e njësisë së projektit për Qendrën Klinike, merr një tarifë mujore prej 1000 euro dhe projekti nuk po lëvizë për vite me radhë. VMRO-DPMNE akuzoi dje në vazhdim të fushatës së saj “Parazitët”.

 

Zhernovski deri më tani ka marrë mbi 18.000 euro nga Ministria e Shëndetësisë dhe qëllimi për të cilin i ka marrë ato mjete nuk është i arsyetuar. Nuk ka qendër klinike, as ajo që po ndërtohet në Shtip, e ajo e Shkupit nuk është as në fazën e fillimit të ndërtimit – tha në konferencën e sotme për media Ivica Tomovski, nga VMRO.

Opozita kërkon përgjigje nga pushteti se pse mbahet Zernovski në këtë pozitë dhe pse paguhet 1000 euro në muaj edhe pse nuk ka nevojë.

Situata është e njëjtë edhe me Kire Stankoski, drejtor i përgjithshëm i Kombinatit të Duhanit Prilep, i cili merr pagë mujore prej mbi 2000 euro – tha Tomovski nga VMRO-DPMNE.

Sipas Tomovskit, afera “Parazitët” tregon se si një grup zyrtarësh të emëruar nga qeveria marrin shuma të mëdha në bazë të pagave në një kohë kur kemi krizë ekonomike dhe nuk e shohim se si i kanë arsyetuar këto të ardhura.

Burimi: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

Studimi: Sistemi i arsimit në Malin e Zi, alarm serioz për shtetin

Story i radhës

Shkup, e punësuara në spitalin “8 Shtatori” blinte gjëra me kartelën e pacientit

Të fundit nga