zhernovski gjermania konfirmoi se mickoski eshte orban junior kerkohet hetim per lidhjet financiare me hungarine 69e09a0f48e64

Zhernovski: Gjermania konfirmoi se Mickoski është “Orban Junior” – kërkohet hetim për lidhjet financiare me Hungarinë

April 16, 2026
min lexim
zb intervju so zhernovski master.00 11 33 12.still005

“Rënia e regjimit autoritar të Viktor Orbanit ka pasoja direkte jo vetëm për rajonin, por edhe për politikanët që ishin nën mbrojtjen e tij”, deklaroi anëtari i Komitetit Ekzekutiv të LSDM-së, Andrej Zhernovski.

Ai tha në konferencë për shtyp se në këtë grup bën pjesë edhe Hristijan Mickoski, të cilin e quajti “Orban Junior”.

Sipas tij, mediat gjermane së fundmi e kanë “zbuluar” Mickoskin si pjesë të asaj që ai e quajti “vëllazëria autoritare e Viktor Orbanit”.

Zhernovski theksoi se bëhet fjalë për një rrjet transnacional që, sipas tij, funksionon nën mbrojtjen e drejtpërdrejtë të Orbanit.

Ai shtoi se ky rrjet kontrollon media, rrjedha financiare dhe bizneset, duke u bazuar në kontroll politik dhe ekonomik.

Sipas tij, qytetarët duhet të dinë se Gjermania dhe Evropa e kanë vendosur Mickoskin në të njëjtin grup me Aleksandar Vuçiqin dhe Milorad Dodikun, të cilin ai e quajti “vëllazëri autoritare”.

“Bëhet fjalë për një sistem të korruptuar të kontrollit politik, financiar dhe mediatik, i cili është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me vlerat evropiane demokratike, ose, nëse dëshironi, një zgjatim i ndikimit rus në Evropë”, tha Zhernovski.

Ai shtoi se sipas tij, mediat gjermane kanë konfirmuar atë që LSDM e ka thënë prej kohësh, se rënia e Orbanit nënkupton dobësim të ndikimeve autokratike dhe anti-evropiane.

“Është shembur arma kryesore që përdorte Mickoski, pra pretendimi se këto janë vetëm narrativa të LSDM-së. Jo. Ajo që sot Evropa dhe Gjermania e vlerësojnë nuk është më sulm i opozitës vendase, por një diagnozë ndërkombëtare”, tha ai.

Zhernovski vlerësoi se fitorja historike e demokracisë ndaj autoritarizmit në Hungari dhe në Evropë dërgon mesazh për gjithë rajonin.

Sipas tij, nuk bëhet më fjalë për betejë mes pushtetit dhe opozitës, por për betejë mes demokracisë dhe regjimeve autoritare, që do të jetë edhe zgjedhja në zgjedhjet e ardhshme.

LSDM kërkon hetim për të gjitha lidhjet financiare dhe të biznesit mes Orbanit dhe Mickoskit, si dhe i bën thirrje Ministrisë së Drejtësisë të kërkojë kthimin e Nikolla Gruevskit, pas deklarimeve nga kryeministri i ri i Hungarisë, Peter Magyar, se vendi nuk do të jetë më strehë për kriminelë.

“E vërteta del gjithmonë në shesh dhe drejtësia arrin gjithmonë. Është koha që Nikolla Gruevski të kthehet aty ku ka bërë krimin – në Maqedoni”, shtoi ai.(INA)

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

sandra bullock dhe nicole kidman njoftojne vazhdimin e pratical magic 69e0767a491b7
Lajmi i mëparshëm

Sandra Bullock dhe Nicole Kidman njoftojnë vazhdimin e “Pratical Magic”

kina thirrje iranit te garantoje levizjen e sigurt ne ngushticen e hormuzit 69e0ab3f9452e
Lajmi i radhës

Kina thirrje Iranit të garantojë lëvizjen e sigurt në Ngushticën e Hormuzit

Të fundit nga

ShkoLartë