Zheji: Zgjedhjet e 6 marsit test brenda familjes së djathtë

March 1, 2022
1 minut lexim

schedule22:50 – 1 Mars, 2022

Analisti Artur Zheji i ka cilësuar zgjedhjet e 6 Marsit si zgjedhje brenda familjes së djathtë.

I ftuar në ‘Log.’ të gazetarit Endri Xhafo, Zheji tha se shqiptarët janë shumë të zgjuar dhe e kuptojnë se ky eklipsimi i zgjedhjeve të 6 marsit nga lufta në Ukrainë, nuk është gjë tjetër veçse një betejë brenda së djathtës.

Ai theksoi edhe njëherë se këto zgjedhje nuk kanë asnjë interes politik. Janë thjeshtë një testim force brenda partive.

Pjesë nga debati:

Zheji: Nuk është hera e parë që kemi 3 forca politike. Kemi patur edhe në vitin 2011. PD po marr rasëtin e Shkodrës por dhe në Durrës. Po lufton kundër dy koalicioneve, koalicionit të Berishës me LSI-në dhe PS-së me socialdemokratët e Tom Doshit në Shkodër. Thënë kjo, çfarë prisni ju nga retorika e Bashës. PD e drejtuar nga ai po lufton kundër 4 subjekteve politike. Nuk mendoj se këto janë zgjedhje përcaktuese, më vjen keq për përçarjen e opozitës, por edhe dëshira indirekte e mazhorancës dhe e Ramës që plaga e hapur e opozitës të mbetet e hapur sa më gjatë dhe ndihmohet më shumë më idhnaku i kësaj çështjeje, nxitet për sfidë. Normalisht që më 6 mars nuk fiton asnjë nga opozita nëse nuk mund PS-në.

Xhafo: Pop nëse Berisha fiton Shkodrën çfarë ndodh?

Zheji: Do dalë një subjekt i ri politik ‘Shtëpia e Lirisë’

Kikia: Mos bëjnë noj federatë ata siç thotë Kryemadhi që kur të lërë mandatin presidenti se ai është më i madh se LSI.

Zheji: Unë mendoj se situata gjeopolitike do të radikalizojë zhvillimet e aleatëve edhe në Shqipëri. Do të kemi një sovranitet më të kufizuar, do të kemi një pozicionim më radikal sa i përket pozicioneve pro amerikane. Lufta është tek porta, se dinte njeri që do ndodhte. Eklipsimi që i është bërë fushatës nga lufta në Ukrainë, populli shqiptar e ka kuptuar që këto janë më shumë zgjedhje brenda familjes së djathtë. Beta për inceneratorët në parlament i ka shërbyer komunitetit.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Mënyra e re e të bërit luftëra është edhe shkëputja nga interneti”

Story i radhës

Në fjalimin e presidentit Biden mbi gjendjen në vend, pritet të dominojnë Ukraina, pandemia dhe ekonomia

Të fundit nga

Zbardhen prapaskenat

Një lajm i bujshëm po qarkullon ditët e fundit në mediat italiane për një tjetër mbrojtës që Juventusi mund t’i rrëmbejë Milanit. Këtë herë bëhet fjalë për Fikajo Tomorin i cili mund
ShkoLartë