Zhegrova sërish në formacionin e javës në Francë, merr notën më të lartë nga gjithë të përfshirët

1 minut lexim

Edon Zhegrova po vazhdon shkëlqimin e tij në sezonin e ri 2024-25 me Lille në Ligue 1.

Sulmuesi kosovar ka arritur që sërish ta përbëjë formacionin më të mirë të javës.

Sipas SofaScore, Zhegrova ka gjetur vend në 11-shen më të mirë për xhiron e pestë në kampionatin francez, teksa është vlerësuar me notën më të lartë nga çdo lojtar tjetër i përfshirë, me notën 8.9.

Reprezentuesi kosovar realizoi një dopietë në barazimin 3-3 të Lilles ndaj Strasbourg.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Çka nëse Kushtetuesja pezullon edhe gjuhën shqipe? Azizi: Garantojmë se s’do të kalojnë skenarët ogurzeza

Story i radhës

Tiranë/ Plagoset me thikë një 42-vjeçar, në kërkim autori

Të fundit nga