Edon Zhegrova ka postuar dy foto në “Insta Story” pas triumfit 1:3 të Lilles në transfertë ndaj Atletiko Madridit, në duelin e vlefshëm për Champions Leaguen.
Ylli shqiptar i Kosovës, shihen në duke festuar në dhomat e zhveshjes, teksa mban në kokë një plis me shqiponjën dykrenare.
Ylli i Kosovës nuk e nisi këtë takim nga fillimi, por që u fut në minutën e 16-të në fushë në vend të të dëmtuarit Kabela.
Zhegrova – djathtas me flamur kombëtar
Zhegrova regjistroi një tjetër paraqitje mbreslënëse, duke nxjerrë nga repertori i tij një gol spektakolar, teksa la të shtangur portierin Oblak.
Ky gol i Zhegrovës vendosi baraspeshën e përkohshme, ndërkohë që Xhonathan Dejvid realizoi dopietën që i dha fitoren e Lilles.
Burimi: botasot.info