Zhdukja e Ervis Martinajt, Berisha: Rama mendon se i lau duart

September 9, 2022
1 minut lexim

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur sërish për Ervis Martinajn.

Në një takim me mbështetësit e tij në Prrenjas, Berisha tha se Rama nuk respektoi ligjin kur shkarkoi Gledis Nanon nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, teksa u ndal te Martinaj dhe vëllai i kryeministrit.

“Unë nuk kam asnjë sentiment se unë nuk e njoh fare atë Drejtorin e Policisë., por të shkarkosh një njeri pa dhënë një motiv, tregon që ti nuk respekton ligjin. Pastaj e mbyll në fund duke pyetur, pas një muaji ti kërkon pas një muaj që është zhdukur, të sqarohet çështja Ervis Martinaj. Të gjithë e dinë që ai ishte biznesmeni në kërkim i lojërave të fatit.

Olsi Rama ishte biznesmeni në hije i lojërave të fatit. E dinë të gjithë se kush i luante bastet, këta të dy ishin. Zhduket njëri, hesht një muaj dhe mendon se njerëzit nuk e dinë se vëllai i tij merrej me bastet. Ky mendon se i lau duart me zhdukjen e një njeriu”, tha Berisha.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pendarovski nënshkroi dekretet për 5 ambasadorë të rinj – Kuqi në Norvegji, Buxhaku në Kanada

Story i radhës

Skerdi publikon këngën e re “Mëkatare”

Të fundit nga

After Work Jackpots në Grand Casino Admiral

5 Shkup, 28 nëntor – Grand Casino Admiral, destinacioni juaj kryesor për argëtim dhe lojëra premium, i vendosur në Hotel Limak, në kompleksin Diamond të Shkupit, ka kënaqësinë të shpallë Jackpot-et e
ShkoLartë