Foto ilustruese
Ministrit të Infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliut, mbrëmjen e djeshme i është vjedhur vetura zyrtare, Audi A3.
Sipas burimeve, bëhet me dije se Aliu sot është marrë në pyetje nga Policia e Kosovës.
Për fat të mirë makina është gjetur sërish, në Pikën Kufitare në “Qafën e Morinës”.
“Sot në mëngjes ishte paraqitur vetë në polici shoferi i ministrit Liburn Aliu, P. Th., i cili kishte deklaruar se mbrëmë rreth orës 22:30-22:45, ministri Liburn Aliu kishte parkuar veturën e tij zyrtare Audi A3, ngjyrë e zezë me targa zyrtare 3Z-***, në parkingun e kësaj ministrie. Ndërsa, në orët e hershme të mëngjesit, rreth orës 04:30, mësohet se ishte telefonuar edhe përgjegjësi për veturat e kësaj ministrie, B. C. nga ana e Policisë së Kosovës, pasi që në Pikën Kufitare “Qafë e Morinës” ishte ndalur vetura zyrtare e ministrit Liburn Aliu nga ana e zyrtarëve policorë, pas dyshimeve në vozitësin e veturës”, thuhet në njoftim./albeu.com/