Zhduken tre të rinj nga Maqedonia në Greqi/ Dy ditë pa asnjë gjurmë, në dhomë janë gjetur gjurmë gjaku, mungojnë valixhet e tyre

August 13, 2023
1 minut lexim

Jozyrtarisht nga turistë të Maqedonisë që po kalojnë pushimet në Kavos të Greqisë, TV21 mëson se tre turistë nga Maqedonia që tre ditë janë zhdukur. Udhëheqësi i Agjencisë Rapsodi travel nga Maqedonia i ka informuar se tre persona nga grupi që para 9 ditëve kanë udhëtuar nga Maqedonia për në Kavos, janë zhdukur dhe nuk përgjigjen në telefon, as në grupin e Viber-it. Grupi i turistëve që këtë mëngjes është larguar nga akomodimi dhe duhet të kthehet në shtëpi, kanë publikuar fotografi nga dhoma ku kanë qenë të vendosur tre të rinjtë, në disa vende ka gjurmë gjak dhe mungojnë valixhet e tyre. Zhdukja është denoncuar në policinë greke, e cila sipas detyrës zyrtare duhet të informojë përfaqësinë tonë konsullore në Greqi, dhe ato MPJ e Maqedonisë. Kemi kërkuar konfirmim edhe nga agjencia turistike që ka organizuar udhëtimin, por telefonatave nuk u përgjigjet askush. Ndërkohë kontaktuam me Ministrinë e Jashtme, ku na thanë se do të kontrollojnë informacionin.

Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Türkiye, mbi Kapadokya fluturojnë balonat me figura

Story i radhës

Papa Françesku thirrje politikanëve për parandalimin e vdekjeve të emigrantëve në Mesdhe

Të fundit nga

Barcelona i jep ultimatum de Jong-ut

Zhgënjimi te Barcelona në lidhje me Frenkie de Jong është aktualisht mjaft i lartë. Kjo kryesisht për faktin se mesfushori në fakt shumë i talentuar nuk i arrin kufijtë e performancës, megjithëse
ShkoLartë