Stiven Zhang është gjithmonë e më shumë pranë skuadrës dhe do ta bëjë këtë deri në ditën efundit të kampionatit. Presidenti i Interit nuk ka në plan të lërë Italinë dhe po e shfrytëzon këtëkohë, jo vetëm për të qenë fizikisht pranë skuadrës, por edhe për të menaxhuar nga afër çështjet brenda klubit.
Për këtë kanë qenë të shumta mbledhjet e kryesisë zikaltër me Zhangun që edhenjë herë tjetër i ka mirëpërcaktuar objektivat dhe lëvizjet që duhen bërë gjatë verës.
Ndërsa qëllimi kryesor i Interit është ta mbyllë me vetëm 100 milionë euro humbje bilancin e këtij sezoni, pas rekordit negativ prej 245.6 milionë eurosh humbje të sezonit të shkuar, presidenti kainsistuar se për këtë qëllim duhet të monitorohen me kujdes shitjet dhe blerjet.
Pavarësisht kësaj, pika që më së shumti ka ngjallur interes në rendin e ditës është ajo e pagave dhe 30- vjeçari ka kërkuar reduktimin e pagave të organikës aktuale me 10-15%, një lëvizje që ndërsashumë kontrata janë për t’u rinovuar, pritet të lërë të pakënaqur shumë lojtarë zikaltër.