Zhang jep lajmin e mirë për Skriniar

October 28, 2022
1 minut lexim

Interi po tenton rinovimin me Milan Skriniar, i cili ndodhet në vitin e fundit të kontratës. Presidenti Steven Zhang ndihet optimist në lidhje me arritjen e një akordi të ri me liderin e mbrojtjes së skuadrës së Simone Inzaghit.

“Nuk jam i shqetësuar, jam i sigurt se do të gjejmë marrëveshjen e duhur për të ecur përpara. Skriniar është i vetëdijshëm për vlerën e klubit, ai i dashuron ngjyrat zikaltër”, deklaroi kreu i nënkampionëve të Italisë.

Aksionerët e klubit janë mbledhur sot për të miratuar pasqyrën financiare të sezonit të kaluar. Fitimet janë shtuar dhe humbjet janë ulur, ndërkohë që në komunikatën zyrtare të klubit të njohur italiane lexohet:

“Sezoni i kaluar u zhvillua në një kontekst të vështirë ekonomik për shkak të pasigurisë së krijuar nga urgjenca shëndetësore, me një lehtësim gradual të masave për frenimin e infektimit vetëm në pjesën e dytë të sezonit sportiv dhe nga rritja, por edhe tensionet ndërkombëtare të këtij viti.

Humbjet financiare janë ulur, ekipi po garon në nivele të larta dhe ia dolëm të siguronim kualifikimin e katërt radhazi në grupet e Champions League, kompeticion ku arritëm në raundin e 1/8-ve për herë të pas në dhjetë vitet e fundit.

Ndërkohë, ia dolëm t’i shtonim klubit dy trofe të tjerë: Kupën dhe Superkupën e Italisë. Rezultatet financiare të sezonit të kaluar shohin një rritje të të ardhurave me 75 milionë euro, që arritën në total 439.6 milionë euro xhirim, krahasuar me 364.7 milionë eurot e pasqyrave financiare të mëparshme.

Duke marrë parasysh të dhënat e krahasueshme, rritja e të ardhurave është rreth 140 milionë euro. Pasqyrat financiare u mbyllën me një humbje 140 milionë euro, të reduktuara me rreth 105 milionë euro krahasuar me 245.6 milionë eurot e vitit 2021”, shkruan Interi.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Përmbyllen aktivitetet e Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit

Story i radhës

80 miliard dollarë u fshinë nga vlera e Meta

Të fundit nga

ShkoLartë