Zhan Mitrev kërkon nga ambasadat e huaja ta ndjekin procesin gjyqësor ndaj tij

January 24, 2023
1 minut lexim

Mjeku Zhan Mitrev dhe Spitali klinik “Zhan Mitrev” u dërguan letër ambasadave të SHBA-së, Francës, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Holandës dhe Delegacionit të BE-së në vend, duke i informuar për ecurinë e hetimeve nga Prokuroria Themelore Publike për rastin ndaj tyre, duke i ftuar ata që të ndjekin me kujdes të gjithë procedurën hetimore.

“Po ju drejtohem me qëllimin për t’ju informuar dhe njohur me rastin që besoj se mund të lërë gjurmë të thella në jetën shoqërore, në perceptimin e profesionit shëndetësor dhe një rast që pretendon se fut praktikë të keqe në sistemin e drejtësisë në vend. Shembuj të tillë mund të jenë të rrallë, por edhe si të tillë mund të shkaktojnë dëme me pasoja të mëdha”, thuhet në letër.

Në letër kërkohet shtim i monitorimit të procesit gjyqësor për shkak të “qasjes joserioze dhe sipërfaqësore”, pasi siç thuhet, “dëshmi për mendjelehtësi dhe hetim të paplotë vijnë nga të gjithë të thirrurit si dëshmitarë”.

“Dhe prandaj po ju drejtohem me shpresën dhe dëshirën që do t’ju nxisë interesin dhe do të nxisë fokusin tuaj në monitorimin e këtij rasti. Unë besoj në një të vërtetë, të mbështetur me fakte dhe të cilën e ka përjetuar, mjafton të krijohen kushtet që ajo të shohë dritën e ditës dhe të interpretohet siç është, pa mëdyshje dhe plotësisht”, shtohet në fund të letrës.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Thaçi bëri homazhe tek varri i Arbën Xhaferit me rastin e 75 vjetorit të lindjes së tij

Story i radhës

Mbahet panel diskutimi “Gjendja e gjuhës serbe në sistemin arsimor në mësimdhënien e rregullt dhe atë zgjedhore në Maqedoninë e Veriut”

Të fundit nga

Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua

12 Shkup, 29 nëntor – Numri i grave të vrara nga bashkëshortët apo familjarët e tyre në botë ishte 51,100 vitin e kaluar, njoftoi të hënën agjencia e Kombeve të Bashkuara për

Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Gresa, ka vazhduar përplasjet me Rovenën. Ajo e quajti atë si ‘e sëmurë nga xhelozia’ dhe shkak u bë interpretimi i një kënge në programin festiv
ShkoLartë