Zhaklina tha se ndihet më e sigurt në Serbi se në Shqipëri, Fjoralba reagon ashpër: Ai vend ka vrarë mbi 10,000 bijë nënash

Postimi i Zhaklina Lekatarit ku ka shkruar se ndihet e sigurtë në Serbi ku nuk ka shqiptarë ka shkaktuar mjaft reagime. Pas Nita Latifit e cila e quajti “hipokrizi të gjallë” veprimin e Zhaklinës, ka reaguar edhe Fjoralba Ponari.

Ponari ka postuar dy statuse në Twitter duke kujtuar gjenocidin serb në Kosovë.

“T’i hedhësh kripë plagës, ende të hapur të mijëra shqiptarëve që kanë humbur familjarë, miq e të njohur në luftën e Kosovës, për shkak të sjelljeve shtazarake të një turme pa kokë, është anti-shqiptare dhe çnjerëzore”.

“Një kujtesë e vogël: Vendi ku po ndihesh e mbrojtur, ka vrarë mbi 10,000 bijë nënash e përdhunuar mbi 20,000 të tjera. Inatet personale nuk mund të mbivendosen mbi gjakun e derdhur të një kombi”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Arsovska: Nuk është e vërtetë që Qyteti i Shkupit është në prag falimentimi

Story i radhës

Situatë e tensionuar në Laç, policia dhe RENEA “blindon” qendrat e numërimit të votave

Të fundit nga