“Zhade dhe Lukas, 23 vite më pas”, nuk do ta besoni se çfarë ka ndodhur me jetët e dy aktorëve që kanë një djalë

min lexim

Ishin vitet e para të 2000 kur shqiptarët u fiksuan pas një telenovele që i mbante mbërthyer pas televizorit. Bëhet fjalë për “Klonin”, me personazhet Zhade e Lukas, dashuria e të cilëve adhurohej kaq shumë nga ndjekësit. 

Për këdo që nuk e di, Zhade pra Giovanna Antonelli dhe Lukas, Murilo Benicio, nisën një lidhje të vërtetë pas mbarimit të telenovelës dhe nga ky raport erdhi në jetë një djalë, Pietro që sot është 19 vjeç.

Por lidhja e tyre nuk zgjati shumë pasi çifti u nda në 2005 dhe djali u rrit nga aktorja. “Lukasi” dhe “Zhadja” më pas vazhduan jetët e tyre . 

“Lukas” kishte një djalë tjetër nga një martesë e mëparshme, i cili është 29 vjeç dhe quhet Antonio.

Edhe Giovanna u martua sërish dhe lindi dy vajza binjake, Sofia dhe Antônia, 13 vjeç, rezultat i martesës me regjisorin Leonardo Nogueira. Martesa me të zgjati rreth 15 vite, derisa çifti papritur u nda vitin e kaluar. 

E ndarë për dy dekada nga Murilo Benício, Giovanna Antonelli, 48 vjeç, vendosi t’i afrohej atij me një propozim, shanset për sukses të të cilit dukeshin të pakta. Por duket se projekti i tyre po korr mjaft sukses, pasi aktorët kanë nisur një fushatë që vjen në formën e një cikli dokumentaresh të titulluar “Amores de Longo Prazo”. Të dy aktorët tregojnë  me elegancë kur bëhet fjalë për një marrëdhënie të shëndetshme dhe një miqësi të sinqertë që mbahet përtej ekranit, e ushqyer nga dashuria e ndarjes së kësaj lidhjeje të qëndrueshme që ka rritur një fëmijë.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Pjesëmarrje rekord votuesish në Xhorxhia

Story i radhës

Armand Duka befason për Edon Zhegrovën

Të fundit nga