​Zgjidhet problemi i vizave, KB Ylli merr pjesë në Ligën e Kampionëve

1 minut lexim

Një lajm shumë i mirë ka ardhur sot për klubin e basketbollit Goldean Eagle Ylli.

Drejtues të kampionit të Kosovës i kanë thënë KosovaPress-it, se tashmë katër lojtarë dhe tre anëtarë të stafin i kanë siguruar vizat dhe skuadra po bëhet gati për të udhëtuar drejtë Portugalisë, atje ku do të ballafaqohen me Benfikën në Ligën e Kampionëve.

Media kishte raportuar për problemin që e kishte hasur KB Ylli me vizat për të cilat është dashur që së pari të sigurohen vizat për në Bullgari, dhe pastaj nga aty të aplikohet në ambasadën e Portugalisë për vizë të këtij vendi.

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, kishte thënë se janë duke punuar fuqishëm për ta zgjidhur këtë situatë.

Tashmë gjithçka është rregulluar dhe skuadra nga Suhareka udhëton të hënën drejtë Portugalisë, ku do të luajë ndeshje vendimtare nga 21 deri më 25 shtator.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Fetahu: Gjysma e shkollave në Podujevë po mbajnë mësim

Story i radhës

Mustafë Dragaj, njeriu që dëshmoi për krimet e Millosheviqit në Kosovë, ndërroi jetë

Të fundit nga