Zgjidhet “misteri” çfarë duan të rinjtë

December 24, 2022
min lexim

Një bisedë e thjeshtë së bashku me disa birra zbulon të vërtetën prozaike: pagë dhe përfitime modeste, sikur prindërit e tyre që e kanë pasur.

Rinia, thuhet, se shpenzohet në të rinjtë.

Më 31 Mars, 2017, unë udhëtova në Dublin, Irlandë për të folur në një konferencë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Tema ime ishte njëri prej artikujve në Entrepreneur.com, Pse nuk më thërret konsumatori im mbrapsht?

Pas konferencës shkova në një bar dhe gjeta veten të ulur afër një djali të ri, Paul, i cili vetëm sapo kishte diplomuar dhe po punonte në një firmë të madhe të hapësirës ajrore. I ulur në një karrige dhe duke pirë Guiness, ne shkëmbyem shaka dhe si Amerikanët të cilët udhëtojnë jashtë shtetit, ne diskutuam se çfarë na solli në lokacionin tonë të momentit.

Unë i tregova atij për fjalimin tim dhe ironia e një seance të cilën e ndoqa kur një grua, 60 vjeçare, i tregoi audiencës se çfarë dëshirojnë të rinjtë. Ai dëgjoi me kujdes para se të përgjigjej, ‘’çfarë gjepura’’.

Paul nuk flet për të gjithë të rinjtë por mendoj se flet mjaftueshëm që të tjerët t’a dëgjojnë me vëmendje. Mund të ketë qenë Guiness por ato që ai tha kishin kuptim. Pra këtu janë ato që i mbaj në mend nga fjalët e një të panjohuri të cilin e njoha në një bar në Dublin i cili mund ose mund të mose kishte pasur emrin Paul.

Një punë të përshtatshme me përfitime

Të rinjtë duan një punë të përshtatshme; jo një punë me gjysmë orari ku atyre iu ndalohet të punojnë për më shumë se 36 orë. Një numër befasues i industrive, nga qendrat e kujdesit ditor në qendrat e autizmit, presin të diplomuarit por janë të gatshëm të paguajnë jo më shumë se pagën minimale dhe nuk ofrojnë punësim me orar të plotë.

Një punë të përshtatshme e cila iu ofron atyre një jetë

Të rinjtë duan të jetojnë me pagën e tyre. Ka një dallim në mes të jetuarit nga paga dhe të fituarit një pagë jetese. Këtu është një gjeneratë e cila është e mbushur me hua studentore, dhe sigurisht që njerëzit mund të thonë se ‘’askush nuk i detyroi që të marrin ato hua’’ por ata ishin të detyruar t’a bënin këtë.

E kuptoj se askush nuk i ka paguar njerëzit më të vjetër, por sërish, atëherë nuk ishte kjo konvergjencë e huave grabitqare, shpenzimet e edukimit më të lartë dhe inflacioni i kredencialeve. Për shumicën, ishte mundësia ose të merrnin një hua ose mos të shkonin në universitet dhe të luftonin për pozita konkurruese.

Të rinjtë duan përfitime “të mira’’, të cilat prindërit e tyre i kanë menduar vetëm si “përfitime’’

‘’Ne duam kujdes të mirë ndaj shëndetit, pushime të paguara, dhe kohë pushimi. Ajo që duam’’, thotë Paul, ‘’është ajo që prindërit tanë nuk i japin rëndësi’’.

Paul nuk e ka gabim. Një shikim të shpejtë në kompensimet e përgjithshme për të rinjtë e punësuar është shumë dëshpërues. A duken shumë 36,000 dollarë? Sepse kur zbritini bashkë-pagesat dhe të gjitha përfitimet për të cilat punonjësit e sotëm duhet të paguajnë të cilat punonjësit e djeshëm i morën si një pjesë e pakos së kompensimit, ajo pagesë nuk mund të zgjerohet aq shumë.

Të rinjtë dëshirojnë që puna e tyre të ketë kuptim

Të rinjtë duan të menaxherët e tyre në mënyrë të qartë të artikulojnë atë që pritet, çfarë është detyra dhe pastaj të largohen nga rruga. ‘’Ne nuk duam të punojmë në ndonjë hapësirë si e Google’’, thotë Paul. ‘’Ne vetëm duam të jemi në gjendje të bashkëpunojmë me kolegët tanë dhe të bëjmë më të mirën tonë’’.

Paul më tha se ai për momentin ishte në një largim 2-mujor të paguar ( një përfitim për të cilin ai negocioi kur u punësua) dhe biseda vazhdoi duke diskutuar se si duhet të kalojë ai ditët e tij të mbetura në Dublin. Unë mora listën e gjërave që turistët mund t’i bëjnë dhe si me shaka i thashë, ‘’nuk është pikërisht Amsterdam’’.

Paul tha’’ pse po qëndroj pesë ditë këtu kur mund të jem në Amsterdam’’? Ai mori telefonin e tij dhe vendosi të shkonte mëngjesin e ardhshëm në Amsterdam. Unë i dhashë atij kartën time dhe i kërkova të më kontaktonte kur të arrinte, vetëm për të qëndruar në kontakt.

Ndoshta duhej të inkurajoja Paul të qëndronte edhe ato katër ditë shtesë në Dublin dhe të shijonte kulturën e tij të pasur dhe peizazhin e gjelbër. Ndoshta sugjerimi katërditor nuk do të ishte gjëja më e mirë që do të mund të bëja. Unë shpresoj që ai do të kalojë testin e tij të drogës kur të paraqitet në punë. Jam i sigurt se gjërat do të funksionojnë shumë mirë. (Entrepreneur)

*** Phil LaDuke është Arkitekt i Transformimit të Sigurisë në Environmental Resources Management. Si autor, ai shkruan për biznesin, sigurinë e punonjësve dhe ndryshimet e organizatave në blogun e tij. Ai është përdorues i madh i medias sociale për lidhje biznesi. Laduke ka punuar si këshillues në këtë zonë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ushtarët e dehur rusë demolojnë një dyqan, pronari i saj kishte refuzuar të shkojë në Ukrainë

Story i radhës

Dhjetë rekorde që Messi theu me Argjentinën gjatë Kupës së Botës

Të fundit nga

Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë të dielën në një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin, se dëshiron të zgjerojë bashkëpunimin tregtar në mes të Ankarasë dhe Moskës.
ShkoLartë