Duke folur për zgjërimin e shumicës parlamentare, zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka thënë se ai së bashku me kryeministrin Kovacevski kanë bërë gjithcka që Alternativa të mbetet në Qeveri por ajo nuk pranoi.
Foli edhe për hyrjen e ASH-së në Qeveri.
“Të gjithë duhet të japim kontribut e të sakrifikojmë e të gjiejmë gjuhën e përbashkët e të ecim para. Zgjatën bisedat me ASH-në dhe ajo u bë pjesë e shumicës. Bisedat u shndërruan në merkato futbolli, deputetët nxorrën pazaret nga më të ultat. Na duhet shumicë stabile. Kuvendi funksiononte me vështirësi. Izeti, Merita, Kastrioti janë pjesë e shumicës, me disa hatërmetje. U shënua 65 në monitorin e Kuvendit, ju them se numri do të jetë më I madhë se kaq dhe këtë e dijnë të gjithë. Alternativa apsolutisht mund të rikthehet”, tha Grubi, duke shtuar se Alternativa doli nga shumica për shkak të pushteti.
“I dhamë 20 drejtori, Ministrinë e Administratës dhe zv. Ministrinë e Kulturës. Problemi ishte me dy drejtori. Ata nuk pranuan, kishte mungesë lidershipi në Alternativë”, tha Grubi.