Zgjerimi i rrugës Prishtinë-Pejë, Ministria jep një tender për mbikëqyrje të punimeve dhe menaxhim të kontratave

min lexim

Ministria e Infrastrukturës ka dhënë një tender për mbikëqyrjen e punimeve dhe menaxhimin e kontratave për zgjerimin e rrugës Prishtinë-Pejë, saktësisht segmentin Dollc-Ramun, me gjatësi 16.275 kilometra, për katër lotet.

Kontrata i është dje konsorciumit “Instituti i Konsulencës në Ndërtim IKN shpk; ALB-GROUP SH.P.K; AL Engineering SH.P.K” me çmim prej 1.13 përqind të kontratave që do të jepen për ekzekutimin e punimeve.

“Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës shpërblen me kontratë Grupin e Operatorëve Ekonomik Instituti i Konsulencës në Ndërtim IKN shpk: ALB GROUP SH.P.K; AL Engineering SH.P.K; Rr.Eduard Mano, 1000. Tiranë, Kosovë me çmim 1.13% të kontratave që do të kontraktohen për ekzekutimin e punëve”, thuhet në vendimin e Ministrisë.

Nënshkrimi i kësaj kontrate është planifikuar të bëhet sot.

Për zgjerimin dhe rehabilitimin e kësaj rruge, në projekt-buxhetin për vitin 2025 vetëm janë bartur  mjete në vlerë prej 15 milionë euro. Për këtë projekt, 18 milionë janë vlerësuar për vitin 2026, e 20 milionë tjera për vitin 2027. Kostoja totale për këtë rrugë kap vlerën e 181 milionë e 722 mijë e 932 euro dhe si afat për përfundim është tetori i vitit 2027.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Deputetja Musliu Shoshi: Apelon për ndihmë urgjente pas zjarrit në pyjet e Lubeniqit

Story i radhës

Ajo zgjodhi këtë stil për fitoren e babait të saj – por pse pikërisht ngjyra blu?

Të fundit nga