“Zgjedhorja”/ Gjekmarkaj dhe Bardhi takojnë zyrtarin e Bundestagut: Të reflektohen rekomandimet e OSBE-ODIHR!

May 16, 2024
min lexim

Nënkryetari i Kuvendit dhe njëkohësisht dhe Rithemelimit, Agron Gjekmarkaj, dhe kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kanë zhvilluar një takim me kryetarin e Komitetit për Çështje Europiane në Bundestag, Anton Hofreiter.

Lajmi është bërë i ditur nga Gjekmarkaj përmes një postimi në “Facebook”. Fokusi i bisedës u ndal te reforma zgjedhore si dhe zbatimi i rekomandimeve të OSBE-ODHIR-it, të cilat sipas tij duhet të reflektojnë.

MESAZHI I GJEKMARKAJT

Sot së bashku me Gazment Bardhi, kryetar i grupit parlamentar të PD dhe Nënkryetar i kesaj partie, u pritem nga Kryetari i Komitetit per Çeshtje Europiane në Bundestag z. Anton Hofreiter, me të cilin bashkëndamë pikëpamjet tona mbi integrimin e Shqiperisë në BE, si dhe e falenderuam për mbeshtetjen e pakursyer që Gjermania i ka dhënë vëndit tonë në këtë proces e jo vetem gjatë 34 viteve pluralizem.

Theksuam rëndësinë e procesit të Berlinit dhe mbeshtetjen që Opozita i ka dhënë atij që në gjeneze. I shprehem shqetesimet tona per stanjacionin e Reformes Zgjedhore e cila me patjeter duhet të reflektojë rekomandimet e OSBE – ODIRH per zgjedhje të lira e të ndershme dhe barazi të pjesmarrësve në zgjedhje.

Gjithashtu sot patem mundësinë e një bashkëbisedimi të gjërë me deputetët e këtij komiteti te cilet bënë shumë pyetje per çeshtje të integrimit, drejtesisë, Ballkanit të Hapur dhe procesit të Berlinit, bashkimit të opozites, marrveshjes Rama-Meloni, emigracionit dhe shkaqeve të tij etj.

U shpreha kolegëve gjermanë gjithë respektin dhe falenderimin per vemendjen e kohen që na kushtuan, duke ju shpjeguar se populli shqiptar, jo vetem nga sondazhet të cilat e nxjerrin si popullin me proevropian, por nga historia e cila e ka vënë disa here në balle të perpjekjeve për të luftuar për Europen dhe në emer të saj, të një populli që e di ç’do të thotë të humbasesh si realitet e ta ruash si identitet, të ndeshkohesh prej saj e për të, për arsye shpirterore e kulturore si të tillë, si europiane dje, sot dhe neser, e meritojmë të jemi në bashkësinë e saj politike. Unë kam qënë 16 vjeç kur na u ofrua ëndrra europiane tani jam 50 vjeç dhe ajo ngjan me një vijë horizonti që sa i afrohemi po aq largohet. Popujt e Ballkanit Perëndimor e duan Europën, ndonjëherë qeveritë e tyre jo, sepse kështu konsolidojnë të pashqetësuar autokracinë!

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

2020 shtetas të Maqedonisë së Veriut do të shkojnë sivjet në Haxh, ja sa do të kushtojë haxhi

Story i radhës

Н.Д. ОД ТЕТОВО ГО ОСВОИ НАЈПОСАКУВАНИОТ СУПЕР МИЛИОНЕР ВРЕДЕН СКОРО 21 МИЛИОН ДЕНАРИ

Të fundit nga

ShkoLartë