Pas fitores së kandidatit republican për president Donalt Tramp kanë vujar urimet edhe nga krerët e shtetit dhe përfaqësuesit politik në vend. Presidentja e vendit Gordana Siljanovska Davkova uroi presidentin e ardhshëm Donalt Tramp duke shpreur optimizëm për thellim të bashkëpunimit në periudhën e ardhshme.
“Jam e bindur se në periudhën e ardhshme partneriteti ynë strategjik do të përmirësohet dhe pasurohet dhe se SHBA-të do të ndihmojnë në përmbushjen e qëllimeve strategjike të Maqedonisë”.
Për Kryeparlamentarin Afrim Gashi fitorja e Trampit është një moment i rëndësishëm I cili pasqyron forcën e demokracisë amerikane.
“Duke i uruar suksese në udhëheqjen e vendit dhe në realizimin e agjendës së tij për të ardhmen, shprehim gatishmërinë tonë të plotë për të thelluar bashkëpunimin me administratën e re amerikane, për të përforcuar partneritetin tonë strategjik”.
Në urimin e Kryeministrit Hristijan Mickoski shprehet gatishmëria e vendit në thellimin e bashkëpunimit në fushat e sigurisë, zhvillimit ekonomik dhe reformës demokratike.
“Kjo fitore është një konfirmim i besimit të thellë të popullit amerikan në parimet e lirisë dhe demokracisë. Ne shpresojmë që të thellojmë më tej partneritetin dhe bashkëpunimin tonë të fortë, veçanërisht në fushat e sigurisë, zhvillimit ekonomik dhe reformës demokratike”.
Nuk munguan urimet as nga opozita, kreu i opozitës maqedonase Venko Filipçe, uroi Trumpin në emër të tij dhe të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë së Veriut.
“Jam i bindur se nën udhëheqjen e tij partneriteti strategjik mes SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë dhe thellohet”.
Kreu i opozitës shqiptare në RMV, Ali Ahmeti tha se votuesit amerikan u përcaktuan për një rikthim mbresëlënës të Presidentit Tramp në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.
“Uroj popullin amerikan dhe Presidentin Tramp për zgjedhjen e tij të sotme dhe ndaj bindjen që përqëndrimi amerikan në Ballkan do të vazhdojë të jetë i fortë si gjithmonë për ti zgjidhur përfundimisht çështjet e hapura midis vendeve të Europës juglindore”.
Fitoren e Donalt Tramp e uruan edhe shumë funksionarë të lartë shtetërorë në vend.
Burimi: TV KLAN