Zgjedhjet për Qeverinë e re në Greqi, të dhënat e para për pjesëmarrjen

Mihalis Stavrianoudakis, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme ka publikuar të dhënat e para për pjesëmarrjen e qytetarëve në votimet në Greqi. 

Stavrianoudakis, fillimisht raportoi se dita filloi pa probleme, të gjitha qendrat e votimit u mbuluan nga përfaqësuesit e drejtësisë.

Më pas ai tha se me të dhënat e futura në sistem deri në orën 10:30 të mëngjesit nga 17.130 përfaqësues gjyqësorë, gjegjësisht 80% e totalit të vendvotimeve, pjesmarrja ka qenë 11,29%, pasi kanë votuar 888,995 qytetarë.

Përqindjet më të larta janë regjistruar në Atikën Veriore, Evros, Selanik dhe Heraklion në Kretë, ndërsa përqindjet më të ulëta janë gjetur në Follorinë, Evrytania dhe Kastoria. Përditësimi i radhës për zgjedhjet do të jetë në orën 14:00. 

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Parashikimi i motit për pesë ditët e fundit të qershorit

Story i radhës

Abazoviq: Türkiye është bërë vend kyç në Ballkan

Të fundit nga