Zgjedhjet për Këshillin Komunal -Tetovë, BDI: Mosrespektimi i afateve, kalkulim politik

1 minut lexim

Një ditë pas vendimit të qeverisë për të shpërbërë Këshillin Komunal në Tetovë, reaguan edhe partitë e tjera që janë anëtarë në këshill. BDI akuzon kreun e komunës se duke mos respektuar afatet ligjore për të miratuar llogarinë përfundimtare, me vetëdije e kalkulime politike e solli situatën në këtë pikë. Integristët thonë se janë gati për zgjedhjet e reja.

“Kjo ka ardhur si rezultat i mos-respektimit të afateve ligjore nga ana e kryetarit të komunës z. Kasamit. Më 7 prill në seancën e këshillit, këshilltarët e BDI-së, e votuan këtë llogari kurse përsëri blloku opozitar nuk e kaloi. Kjo është shumë joserioze dhe paraqet kalkulime politike. Mosfunksionimi i këshillit i bënë dëm vetë komunës. Kjo paraqet një ngërç siç u bë më këshillin por tani do jetë në ngërç edhe komuna. Kjo nuk është mirë dhe nuk është në të mirën e qytetarëve.”,- tha këshilltari i BDI- Këshilli Komunal – Tetovë, Blerim Osmani. (Tvm2)

 

Story i mëparshëm

Njihuni me smartfonin e kompanisë së ish-bashkëthemeluesit të OnePlus

Story i radhës

Takimi Xhafer-Radman

Të fundit nga