Zgjedhjet parlamentare, votoi edhe Anita Muçaj – Haradinaj: Për një Shqipëri më të bukur dhe të integruar

May 11, 2025
1 minut lexim

Në ditën e sotme (e diel) janë mbajtur zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.

Qytetarët kanë ushtruar të drejtën e tyre për të votuar për përfaqësuesit e rinj në Kuvend.

Në mesin e tyre ka qenë edhe spikerja e lajmeve dhe ish-opinionistja e Big Brother VIP Kosova, Anita Muçaj – Haradinaj.

Image

Anita Muçaj – Haradinaj

Ajo tashmë dihet se ka nënshtetësinë shqiptare e me këtë rast ka edhe të drejtë vote.

E njëjta ka ndarë në rrjete sociale, gjegjësisht Instagram, momentin kur ka votuar.

“Për një Shqipëri edhe më të bukur dhe të integruar bukur”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë fotografisë.

Ndërkohë, kreu i Komisionit të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, e cilësoi procesin zgjedhor të së dielës në përputhje me rregullat dhe standardet në pjesën dërrmuese të tij.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Braçe deklarohet pas incidentit: Tentativë kriminale për të penguar socialistët në votim

Story i radhës

Bashkimi kokulur në finalen e tretë, Trepça në epërsi të fitoreve

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë