Zgjedhjet parlamentare, 840 kandidatë në garën për deputetë

min lexim

Gazetar: Adrian Kerimi

840 kandidatë kanë shprehur ambicie për 120 ulëse në Kuvend. Sonte në orën 12 skadon afati për dorëzimin e listave për deputet, ndërsa shumica e subjekteve kanë dorëzuar emrat në KSHZ. Kanë mbetur vetëm koalicione të caktuara deri në definimin e listave me partnerët që bashkërisht do të garojnë në zgjedhje.
Në zgjedhjet e 8 majit garojnë 5 koalicione dhe disa parti politike. Koalicioni “Për të ardhmen Evropiane” i udhëhequr nga LSDM-ja përfshinë brenda saj edhe 15 subjektet të tjera. VMRO-DPMNE me 20 subjekte do të udhëheq koalicionin “Maqedonia jote”. GROM dhe Integra do të përbejnë c”, ndërsa për herë të parë edhe partitë shqiptare të ndara në dy blloqe me koalicione. Fronti Evropian i udhëhequr nga BDI përfshinë brenda vetes edhe partitë më të vogla shqiptare, turke, rome dhe boshnjake, ndërsa koalicionin VLEN të opozitës shqiptare e përbëjnë Lëvizja Demokratike, Lëvizja Besa, Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët.


Përveç koalicioneve në garën zgjedhore do të jenë edhe partia Znam e Maksim Dimitrievskit dhe partia “E Majta” e Dimitar Apasiev të cilat do të garojnë të vetme në zgjedhje. Në proces do të përfshihen edhe parti të tjera më të vogla. Fushata zgjedhore fillon më 18 prill dhe përfundon më 6 maj. /Alsat.mk

Burimi: alsat.mk

Story i mëparshëm

Ekskluzive: Ziadin Sela merr vulat e Aleancës për Shqiptarët

Story i radhës

Kokainë dhe kanabis fshehur në kavanoz me oriz, arrestohen 3 shqiptarët në Itali! Si u kapën pas kontrollit të “Audi”-t

Të fundit nga