Zgjedhjet në veri më shumë çështje politike se juridike, serbët mund të mos e nënshkruajnë peticionin

August 13, 2023
min lexim

Mbajtja e zgjedhjeve të reja në veri, si pjesë e marrëveshjes për destabilizimin e situatës në veri, po shihet me skepticizëm nga njohës të rrethanave juridike e politike në vend. Madje ata thonë se serbët mund të mos e nënshkruajë peticionin fare, duke e bojkotuar sërish procesin e zgjedhjeve.

Njohësi i rrethanave juridike në vend Anton Nrecaj, tha se në aspektin ligjor zgjedhjet në veri veç se janë mbajtur dhe se kërkesa për zgjedhje sërish është më shumë politike.

Sipas tij, janë dy forma për mbajtjen e zgjedhjeve në këtë pjesë, zgjidhja politike që do të mundësohej me dorëheqjen e kryetarëve si dhe përmes peticionit.

“Zgjedhjet në veri janë çështje më shumë politike, në aspektin ligjor zgjedhjet janë mbajtur, janë organizuar, ka pasur një bojkotim masiv të komunitetit shumicë që jeton atje, në atë zonë, por që zgjedhjet kanë qenë legjitime. Nga ana tjetër a munden këta zyrtarë, kryetarë të komunave të cilët janë zgjedhur, mund të them se nuk është demokratike për shkak se nuk i përfaqësojnë shumicën e qytetarëve të cilët jetojnë atje”.

“Më pas, politikisht duhet të gjendet një zgjidhje dhe zgjidhja e vetme që mund të gjendet është në dy forma; e para me iniciativë të vetë qytetarëve që të kërkojnë zgjedhje për shkak se këtë e lejon edhe ligji dhe forma tjetër është edhe forma politike ku kryetarët e zgjedhur atje mund të dorëhiqen dhe të fillojnë proceset e zgjedhjeve në nivel lokal në veri”, u shpreh Nrecaj.

Megjithatë Nrecaj thotë se për mbajtjen e zgjedhjeve duhet të ofrohet siguri që t’u mundësohet të gjithë qytetarëve të votojnë. Ai madje me ironi thotë se kryetarët aktual janë të vetmit në botë që i njohin qytetarët q i kanë votuar.

“A ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve është çështje tjetër të cilën organet e drejtësisë duhet ta vlerësojnë sepse për t’u mbajtur zgjedhjet fillimisht duhet të ketë kushte të sigurisë për mbajtjen e zgjedhjeve e a kemi siguri, a kemi kushte për momentin aktual për mbajtjen e zgjedhjeve është çështje tjetër të cilën duhet ta vlerësojnë organet kompetente. Në aspektin politik zgjidhja më e mirë do të ishte qytetarët të cilët jetojnë atje të përfaqësohen nga personat të cilët i votojnë”.

“Unë shpesh herë e them me ironi se kryetarët e komunave të veriut janë të vetmit kryetarë në botë që i njohin votuesit e vetë, kështuqë ata i kanë secili diku 300-350 ose 400 vota. Kjo realisht nuk është e drejtë, dhe nuk është demokratike, sepse demokracia nënkupton përfaqësimin e interesit të qytetarëve. 300 vota ose 400 nuk e përfaqësojnë interesin e qytetarëve që jetojnë atje pavarësisht asaj pjesës së dallimeve apo problemeve politike të qeverisë”, shtoi Nrecaj.

Kryetari i Asociacionit të komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi tha se edhe sikur të nënshkruhej një peticion si procedurë do të merrte kohë dhe se kjo kërkon bashkëpunim.

Madje sipas tij, për inicimin e peticionit veçse ekziston e si përfundim, sipas Ibrahimit nuk është se është duke u bërë diçka shumë e madhe në këtë drejtim.

Ai shtoi se e sheh këtë si problem politik, e si të tillë nuk mendon se do mund ta zgjidhnin aktet nënligjore e aq më pak udhëzimet administrative.

“Me këtë rast nuk garantohet edhe pse po trumbetohet shumë se po bëhet një udhëzim administrativ, dhe më lejoni të theksoj se me udhëzime administrative me akte nënligjore është vështirë të zgjidhen problemet politike, domethënë nëse dikush ndërmerr një iniciativë të tillë, kush janë ata qytetarë të cilët do ta nënshkruajnë peticionin, duke e marrë parasysh që në katër komunat e veriut të Republikës së Kosovës, qytetarët e Kosovës janë shumicë kushtimisht të pakicës serbe dhe ata duhet ta plotësojnë atë peticion”, tha për Eo ai.

“Pra nëse t’i shkon e ndërmerr një iniciativë të tillë ajo njëherë për njëherë mund të dështojë sepse qytetarët serbë ndoshta nuk do ta nënshkruajnë atë peticion, për këtë arsye nëse nuk ka dakordancë politike që qytetarët e komunitetit serb ta nënshkruajnë peticionin do të thotë do të dështojë që nga fillimi. Për këtë arsye nuk është e domosdoshme të trumbetohet se është duke u bërë diçka e jashtëzakonshme kur nuk është në realitet duke u bërë diçka e jashtëzakonshme sepse ligji ekziston, ligji ta lejon mundësinë e fillimit të procedurave për peticion dhe nuk ka nevojë të ndermirën hapat për të hartuar një akt nënligjor i cili mendohet të jetë mbi ligjin. Sepse ligji veç ekziston”.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Bllokohen 32 mjete lundruese nga Ksamili në Velipojë

Story i radhës

Dy shenjat e Horoskopit që do kenë zhvillime në dashuri dhe para nga Hëna e Re

Të fundit nga

ShkoLartë