Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vazhduar angazhimin për organizimin e zgjedhjeve në katër komunat veriore, të cilat do të mbahen më 24 prill.
Në këtë drejtim, ky komision dje ka akredituar 357 vëzhgues.
Zëdhënësi i KQZ-ja, Valmir Elezi, ka bërë me dije se vëzhguesit e akredituar përfaqësojnë subjekte politike, media, OJQ dhe përfaqësi të huaja që janë të vendosura në Kosovë.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar 357 vëzhgues të cilët do të mund të përcjellin nga afër procesin zgjedhor më 23 prill dhe procedurat tjera pas ditës së zgjedhjeve. Vëzhguesit e akredituar përfaqësojnë subjekte politike, media, OJQ dhe përfaqësi të huaja që janë të vendosura në vendin tonë”, ka thënë ai.
Ai ka treguar se nga sa vëzhgues kanë këto subjekte.
“Numri i vëzhguesve që përfaqësojnë subjektet politike është 75, në emër të OJQ-ve të ndryshme numri i tyre është 109, ndërsa dy vëzhgues përfaqësojnë një ambasadë. Për këtë proces zgjedhor janë akredituar edhe një numër mediash vendore dhe ndërkombëtare, me më shumë se 170 përfaqësues”, është shprehur ai.