Zgjedhjet në veri, ambasadori i Francës në Kosovë ndjen keqardhje për numrin e ulët të votuesve

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka reaguar pas zgjedhjeve të mbajtura në katër komunat veriore të Kosovës.

Guerot ka shprehur keqardhje për numrin e ulët të daljes në votime, derisa ka përsëritur kërkesën për të zbatuar akordin e arritur në Ohër mes Kurtit dhe Vuçiqit bazuar në Propozimin Evropian.

Zgjedhjet me kaq pak votues nuk kontribuojnë për një zgjidhje politike të problemit. Na vjen keq që disa parti nuk morën pjesë. Tani është koha për të zbatuar marrëveshjen e Ohrit”, ka shkruar Guerot në Twitter.

Diplomatët perëndimorë nuk e kanë kundërshtuar mbajtjen e zgjedhjeve në veriun e Kosovës me gjithë bojkotimin e tyre të paralajmëruar nga Lista Serbe, subjekti kryesor politik që mbështetet nga Serbia.

Ata u kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të punojnë në kthimin e serbëve të Kosovës në institucione dhe zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre që u arrit në Ohër me 18 mars.

Story i mëparshëm

Shqipëria heq përkohësisht vizat turistike për qytetarët e 5 shteteve

Story i radhës

​Holanda hap një nga kopshtet më të mëdha të tulipanëve në botë

Të fundit nga