Zgjedhjet në SHBA/ Zekthi: Tërheqja e Biden dihej, ja pse u zhvillua debati i parë disa muaj para…

1 minut lexim

Politologu Fitim Zekthi në emisionin “Open” në Neës24 duke folur për zgjedhjet në SHBA dhe tërheqjen nga gara të Presidentit Joe Biden, tha se tërheqja e tij ishte mëse e pritshme.

Zekthi tha se edhe në zgjedhjet e 2020 ai hyri në garë si një President tranzitor.

“Debati që u bë me Donald Trump është i pari në historinë e debateve presidenciale që u bë kaq shpejt. Ishte e qartë se debati u zhvillua më shpejt që demokratët të kishin kohë që të mund të ndryshonin kandidatët”, tha Zekthi.

Ai tha se Joe Biden ka qenë një ikonë e politikës amerikane brenda kampit demokrat. “U pa qartë se Biden nuk mund të përballonte këtë garë”, tha Zekthi, duke shtuar se “Biden ishte një politikan shumë i fuqishëm. Të gjithë mendonin se ai nuk mund të vijonte më për një mandat të 2-të”.

Story i mëparshëm

Harris fiton edhe mbështetjen e demokratëve kryesorë të Kongresit

Story i radhës

Melenchon akuzon Macronin: Refuzon të njohë rezultatin e zgjedhjeve

Të fundit nga