zgjedhjet ne serbi kurti eshte interes i shqiptareve te lugines te jene sa me shume te perfaqesuar ne kuvend 6569b2175c465

Zgjedhjet në Serbi, Kurti: Është interes i shqiptarëve të Luginës të jenë sa më shumë të përfaqësuar në Kuvend

December 1, 2023
1 minut lexim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se si qeveri vazhdimisht mbështesin shqiptarët në Luginë, dhe se është në interes të shqiptarëve që të fitojnë sa më shumë mandate në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Serbi, më 17 dhjetor.

Kurti këto deklarime i bëri gjatë vizitës së tij në komunën e Gjilanit.

“Si qeveri ne vazhdimisht po e rrisim buxhetin i cili i dedikohet shqiptarëve atje, jemi të interesuar të mbështesim shqiptarët atje. Sa i përket zgjedhjeve, ne japim kontributin tonë, interesi është të jenë sa më shumë të përfaqësuar në kuvend. Nuk e di se si do të shkojnë zgjedhjet, Serbia nuk është vend demokratik”, theksoi ai.

I pyetur nga gazetarët për deklaratën e ministrit Liburn Aliu se Kosova është e përkohshme, Kurti refuzoi të japë ndonjë koment.

MARKETING

RENT A CAR

dash kritikon kosoven denime te uleta ne lidhje me terrorizmin 6569b1a2a7a1c
Story i mëparshëm

DASH kritikon Kosovën: Dënime të ulëta në lidhje me terrorizmin

gjashte femije te zhdukur ne tre vitet e fundit ne maqedoni nuk jane gjetur ende 6569b28c84887
Story i radhës

Gjashtë fëmijë të zhdukur në tre vitet e fundit në Maqedoni nuk janë gjetur ende

Të fundit nga

PSG nuk fal as në javën e fundit

Është luajtur sot java e 34-të dhe e fundit për sezonin 2024-2025 në Ligue 1, ku janë përcaktuar tashmë të gjitha verdiktet. PSG nuk fal as në javën e fundit, ku ekipi
ShkoLartë