Zgjedhjet në Kosovë! Ahmeti: Fati i Kosovës në duar të qytetarëve!

February 8, 2025
min lexim

Veç ndërhyrjes së Kurtit në RMV, Ali Ahmeti foli edhe për zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen nesër në Repuiblikën e Kosovës.

Kërkoi që qytetarët e Republikës së Kosovës të dalin masivisht në zgjedhje sepse sipas tij, këto zgjedhje janë të rëndësishme dhe në të njejtat vendoset nëse Kosova do të haprojë drejtë integrimit në BE dhe zhvillimit apo do të mbetet në pako me Rusinë.

ALI AHMETI – KRYETAR I BDI-SË

“Me votën e tyre që Kosovën të mos e lënë në pako me Rusinë dhe Bjellorusinë të cilat shtete janë nën sanksione të Europës dhe Amerikës. Edhe Rusia po edhe Bjellorusia. Qytetarët e Republikës së Kosovës kanë obligim moral dhe kombëtar të mos harrojnë ndihmën e pazëvendësueshme e historike për të cilën duhet të jemi mirënjohës, mbështetjes së Amerikës çlirimin e Kosovës, sepse pa vendimin e Amerikës, Kosova nuk do ishte çliruar.”

Shtoi se faktori ndërkombëtarë dy vitet e fundit ka qenë shumë i pakënaqur me qëndrimet politike dhe të Republikës së Kosovës, respektivisht, Kryeministrit Kurti.

ALI AHMETI 

“Për fat të keq, çdo ndërkombëtar që kam takuar, brenda dy vjetësh – i pakënaqur me qëndrimet e politikave që ndërtoheshin nga institucionet e Kosovës. Politika që e ndanin, politika që nuk bashkëpunonin me Amerikën, Europën dhe NATO-n dhe kjo pakënaqësi për fat të keq është shprehur me një revoltë, me një pezëm të madh nga shumë përfaqësues ndërkombëtar në takimet që i kam pasur. Për të mos qenë unë hipokrit, unë këto pakënaqësi jua kam shprehur autoriteteve të Kosovës, sepse Kosova duhet të jetë në aleancë dhe miqësi të përhershme me Amerikën, Europën dhe NATO-n…”

Kujtojmë, kryeministri Albin Kurti nuk ka bërë vetëm një deklaratë kundër gjuhës shqipe. Për më tepër ai ka ndërhyrë edhe në zgjedhjet parlamentare në vendin tonë duke kërkuar që shqiptarët ta votojnë koalicionin VLEN, koalicion në të cilin kishte edhe Kurti përfaqësuesit e tij. Se Kurti ka bërë ndërhyrje direkte në zgjedhjet e RMV-së e thonë edhe analistët në Kosovë po edhe në RMV. /tvklan.mk

Burimi: TV KLAN

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Marrëdhëniet romantike: Çelësi i kuptimit dhe sigurisë në jetë

Story i radhës

VLEN: BDI-ja e Grubit dhe Merkos personazhet e listave të zeza mund ta informojnë vetëm Kremlinin

Të fundit nga

Diazi bëhet prioritet i Al Nassr

Klubi nga Arabia Suadite, Al Nassr, ka vënë në objektiv si prioritet sulmuesin e Liverpoolit, Luis Diaz. Siç shkruan gazetari sportiv, Fabrizio Romano, Diazi mund t’i bashkohet Al Nassr këtë verë. Al
sqmken
ShkoLartë