Zgjedhjet lokale/ Rama-qytetarëve: Dilni votoni, e drejtë demokratike, respekt edhe për Ukrainën

min lexim

schedule07:51 – 6 Mars, 2022

Teksa ka nisur procesi i votimit për zgjedhjet e pjesshme vendore, kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të shprehin vullnetin e tyre dhe të marrin pjesë në votim.

Sipas Ramës, qytetarët duhet të ushtrojnë këtë të drejtë themelore demokratike për të zgjedhur edhe në respekt të atyre që në lindje të Europës, po masakrohen për të mos e humbur atë të drejtë bashkë me demokracinë.

“MIRËMËNGJES dhe me ftesën për qytetarët e 6 bashkive në Shqipëri ku sot votohet, që ta ushtrojnë të drejtën themelore demokratike për të zgjedhur edhe në respekt të atyre që në lindje të Europës, po masakrohen për të mos e humbur atë të drejtë bashkë me demokracinë, ju uroj një të dielë të qetë ” shkruan Rama.

Votimi ka nisur në orën 7.00 i cili pritet të zgjasë deri në orën 19:00 të pasdites.

Njësitë vendore ku do të mbahen këto zgjedhje janë bashkitë Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.
Sipas rregullave të përcaktuara nga KQZ, qendrat e votimit hapen në orën 7:00 dhe mbyllen në orën 19:00.
Askush nuk mund të votojë pas orës së mbylljes së qendrave të votimit, me përjashtim të zgjedhësve që presin për të votuar në kohën e mbylljes, sipas procedurave të parashikuara.

Story i mëparshëm

Lufta në Ukrainë rrit dëshirën në Finlandë për t’iu bashkuar NATO-s

Story i radhës

Shi dhe borë, këto janë temperaturat për sot

Të fundit nga