zgjedhjet e pjesshme vendore kshz miraton prodhimin e rreth 335 mije fletevotimi 68f27ed3c98f4

Zgjedhjet e pjesshme vendore, KSHZ miraton prodhimin e rreth 335 mijë fletëvotimi

October 17, 2025
1 minut lexim

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi shqyrtoi sot  kërkesën e dy partive politike për t’u regjistruar si subjekte zgjedhore në zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie që do të mbahen në datën 9 nëntor 2025.

KSHZ vendosi regjistrimin si subjekte zgjedhore të Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë. Po ashtu, sot u miratua edhe sasia e fletëve të votimit që do të prodhohen për çdo qendër votimi për zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie, në bashkitë Vlorë, Berat, Tepelenë, Cërrik dhe Mat.

Nga përpunimi i të dhënave të listës të zgjedhësve marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile për zgjedhjet e datës 9 nëntor 2025, rezulton se numri i zgjedhësve për pesë bashkitë që shkojnë në zgjedhje është 334,559 zgjedhës.

Referuar Kodit Zgjedhor, duke shtuar 2% mbi numrin e zgjedhësve në pesë bashkitë ku zhvillohen zgjedhjet e pjesshme, sasia e fletëve të votimit që duhet të prodhohen është 335,199 fletë votimi.

Gjithashtu, Komisioneri caktoi vendndodhjen e disa qendrave të votimit në ndërtesa private, për zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie, të datës 9 nëntor 2025.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

amir elezi vlen fiton shumicen e komunave aki ne e pret humbje e thelle 68f27d78cba5a
Lajmi i mëparshëm

Amir Elezi: VLEN fiton shumicën e komunave, AKI-në e pret humbje e thellë

flick mbron lewandowskin 68f27f3b1bf4c
Lajmi i radhës

Flick mbron Lewandowskin

Të fundit nga

A u mashtrua nga menaxheri? Flet Nora Istrefi

Gjatë ditës së djeshme kanë qarkulluar në disa media raportime lidhur me një koncert të Nora Istrefit të planifikuar në Chicago, ku janë ngritur pikëpyetje rreth organizimit të tij dhe disa pagesave të
ShkoLartë