Zgjedhjet e dyfishta 2025! Mickoski nuk ndryshon qëndrim për zgjedhjet e parakohshme parlamentare!

min lexim

 

Kryeministri Hristijan Mickoski sërish ka kundërshtuar kërkesat opozitës për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, duke e cilësuar si një shpenzim të panevojshëm për shtetin. Mickoski theksoi se qëndrimi i tij mbetet i pandryshuar.

Duket se Kryeministri Hristijan Mickoski, vazhdon që me këmbënguje të heq dorë nga kërkesa e tij nga foltorja e Kuvendit kur sfidoi socialdemokratët me zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Ai tani mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare bashkë me ato të rregullat lokale e quan shpenzim të panevojshëm për shtetin, duke pohuar se në zgjedhjet lokale do të maten rejtingjet partiake.

Sipas tij, opozita duhet nuk duhet të mendojë për zgjedhje, por për problemet që do t`u vijnë për shkak të keqpërdorimeve në të kaluarën.

“I kuptoj politikanët në opozitë se janë të padurueshëm dhe se mendojnë që me zgjedhje të parakohshme do t’i zgjidhin problemet. Kam ndjesi se për disa politikanë të opozitës nuk kanë nisur ende problemet dhe se së shpejti do vijnë problemet, që lidhen me keqpërdorime që janë bërë në të kaluarën”, deklaroi Mickoski. 

BDI-ja, në takimet e fundit me përfaqësues të faktorit ndërkombëtar në vend, por edhe në takimet me qytetarët vazhdon të insisitojë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare bashkë me zgjedhjet lokale në vitin 2025, paraqesin dalje nga pasiguria politike, sic thonë, për shkak të jolegjitimitetit qeveritar.

Poashtu edhe LSDM-ja ka shprehur gatishmërinë për zgjedhje të parakohshme. /tvklan.mk

Burimi: TV KLAN

Story i mëparshëm

“Ja për ty ja për kon”, Gjesti masazhon Rovenën – Xheneta shfaq xhelozi

Story i radhës

Të paktën 13 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

Të fundit nga