Zgjedhjet e 6 marsit/ Votat nuk janë vjedhur, rinumërimi në 134 nuk nxorri asnjë problem

April 22, 2022
1 minut lexim

Mbyllet procesi i rinumërimit për 134 nga 942 qendrat e votimit për vendoret e pjesshme të 6 marsit. Nga hapja e kutive thuajse asnjë prej partive politike në garë për zgjedhjen e 6 kryebashkiakëve të rinj në vend nuk i është vjedhur vota në kuti.

I vetmi rast i zbuluar nga verifikimi paszgjedhor është në Lushnjë. Nga gjithë kutitë e hapura, Eriselda Sefës, kryebashkiakes së Lushnjes rezulton se grupet e numërimit i kanë hequr vetëm një votë dhe po një votë i kanë shtuar Elton Banos, kandidatit humbës të “Shtëpisë së Lirisë”.

Në të gjitha kutitë e tjera, vullneti politik i zgjedhësve është lexuar drejtë, madje këtë bindje do të kenë patur edhe përfaqësuesit e partive politike në garë që procesin e rinumërimit të një pjese të votave nuk e respektuan me pjesëmarrjen e tyre.

Vendoret e pjesshme të 6 marsit do të hyjnë në historinë e proceseve zgjedhore si më të drejtat, kjo edhe për shkak edhe të rrethanave: Ishin të pjesshme, votohej vetëm për kandidatin për kryetar bashkie, në garë ishin tre parti dhe frika e numëruesve për t’u ndjekur penalisht.

Që pas bërjes së ligjit zgjedhor, kjo është hera e dytë që 10 për qind e votave të hedhura në kuti rinumërohen.

Në parlamentaret e prillit të një viti më parë, kërdia në vjedhje u bë me votën për kandidatin për deputet që njëherësh ishte votë edhe për partinë politike.

Thuajse të gjithë kandidatëve për deputetë, iu hoqën ose iu shtuan vota. Në të gjitha rastet numëruesit shtrembëruan vullnetin politik, po me tiparin se ato nuk u vodhën në favor të kundërshtarit por kandidatëve për deputetë nga e njëjta forcë politike.

67 numërues si nga socialistët dhe demokratët u kallëzuan penalisht nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Hakaj: Jemi afër një trofeu

Story i radhës

Gruevski duhet të vuaj 11 vjet burg për 3 lëndë gjyqësore

Të fundit nga

ShkoLartë