Në bashkëbisedimin me gazetarët në SHBA, kryeministri Edi Rama ka komentuar zgjedhjet e pjesshme që do të mbahet më 6 mars duke thënë se Lulzim Basha do i qëndrojë besnik profilit të humbësit.
“Lulzim Basha nuk fiton dot asgjë asnjëherë në asnjë rast. Si ka humbur gjithmonë do i qëndrojë besnik profilit të vet duke humbur përsëri”, tha Rama.
Sa i përket aleancës mes Sali Berishës dhe Ilir Metës, Rama tha: “Aleanca mes Berishës dhe Metës është në veprim dhe do intensifikohet në vijim sa më shumë.
Të përkufizohet ngjashmëria e tyre në raport me planetin”.