Zgjedhjet e 6 marsit, Koduzi: Kandidatë e PD janë zyrtarë, të tjerët përfaqësojnë LSI-në. Ristani: Do shohim kush është pakicë

March 3, 2022
min lexim

Zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit këtë herë kanë një natyrë të veçantë, pasi në këtë garë nuk do të jenë vetëm kandidatët e PD dhe PS por edhe ata të ‘Shtëpisë së Lirisë’ të rëgjistruar nën logon e LSI dhe PDK, por të mbështetur dhe nga ish-kryeminsitri Sali Berisha.

Pikërisht natyra e këtyre zgjedhjeve por dhe përplasja e kandidatëve të djathë këtë të dielë, ka sjellë debat në studion e ‘Log.’ në Abc të gazetarit Endri Xhafo, mes anëtarit të kryesisë së PD, Gazment Koduzi dhe anëtarit të Komisionit të Rithemelimit, Arben Ristani.

Për Koduzin në 6 Mars zgjedhja është e qartë pasi kandidatët e PD janë vetëm ata që janë të regjistruar në logon e partisë, ndërsa kandidatët e tjerë janë të regjistruar në logon e LSI-së.

Ndërkohë që për Ristanin zgjedhja e 6 Marsit do t’i paraprijë ndryshimeve të mëdha, duke ndalur qendrimin e demokratëve pafundësisht në opozitë, duke e cilësuar si një rekord negativ ‘arritjet’ e demokratëve nën udhëheqjen e Bashës.

Sipas tij Komisioni i Rithemelimit tregoi se ka mbështetjen më të madhe të demokratëve.

Pjesë nga debati:

Koduzi: Kandidatët e ‘Shtëpisë së Lirisë’ janë kandidatët e LSI-së. Pra kandidatët e PD janë ata që janë brenda Partisë Demokratike sot. Thikën mbas shpine PD-së, prishjen e rezultatit të këtyre zgjedhjeve është zoti Berisha me grupin e tij që po e bën. Nëse themi që kush po e mban Ramën në pushtet, le të themi një dobësim të PD është në favor të Ramës. Këto zgjedhje ishin një ndihmë nga ana e presidentit është se vetë subjekti i LSI vjet ra në 4 deputetë, prandaj ai po kërkon që të krijojë një grup votuesish për partinë e tij. Në këto zgjedhje i zgjedhuri do të shkojë vetëm për menaxhim, pasi do të jetë i njëjti këshill bashkiak si dhe një buxhet i miratuar.

Ristani: Politika nuk është një vrapim me metrazh të shkurtër, është një maratonë. Është e vërtetë se PD ndodhet në një moment të vështirë. Jemi në këtë moment pasi nën drejtimin e Lulzim Bashës, për herë të parë në pluralizmin e Shqipërisë kemi një parti që ndodhet për herë të tretë në opozitë.

Xhafo: Berisha dhe Basha nuk e mundën dot të dy bashkë Ramën, si do e mundni vetëm?

Ristani: Ju i merrni të dy bashkë, por kishim një kryetar të dorëhequr por me impakt në PD, kishim dhe një kryetar në seli por kishte marrëveshje me kundërshtarin politik, dhe kjo marrëveshje nuk e çonte dot PD-në në fitore.

Xhafo: Çfarë marrëveshje kishte?

Ristani: Marrëveshjen e 2017-s.

Xhafo: Çfarë fiton Basha?

Ristani: Fiton të ardhura, sepse është i dyti i vendit dhe i merr të ardhurat pa firmosur.

Xhafo: Unë do të pranoja nëse do të thoshit që Basha është i paaftë politikisht të sjellë PD-në në pushtet.

Ristani: E ka mision. Kemi një njeri që la PD-në 3 mandate rresht në opozitë, dhe la mundësi për kundërshtarin dhe për një të katërt nëse do të vazhdonim kështu. 61 bashkitë ja la Basha, ramës. Kush prish punë në këtë mes? Prish punë ai që ka më pak është ai që po prish punë. Se kush është shumicë ne e treguam në Kuvend dhe me referendumin. Atëherë një garë e tillë zgjedhore sigurisht që do të ketë një konfirmim të padiskutueshëm se kush është shumicë dhe kush po prish punë.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Çmendet” ushtari rus, me dy granata në duar u kërkon ukrainasve të dorëzohen

Story i radhës

​Scholz: Vendeve të Ballkanit Perëndimor t’iu jepet përgjigjja për perspektivën evropiane

Të fundit nga

ShkoLartë