Zgjedhjet e 14 majit/ Agron Duka: Nuk do të garoj në primare për bashkinë e Durrësit. Ja kandidati që PAA do mbështesë

November 8, 2022
min lexim

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka refuzon kandidimin në primare për Bashkinë e Durrësit, ndërsa thekson se do të mbështesë më 14 maj, kandidaturën e Igli Carës.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Duka shkruan se si kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste, është i detyruar t’i përkushtohet fushatës së PAA-së në të gjithë Shqipërinë, ndaj dhe e vlerëson si të pamundur të jetë personalisht pjesë e kësaj gare.

Unë përsonalisht dhe PAA me strukturat e saj, do të mbështesim zyrtarisht kandidatin demokrat Igli Cara, me bindjen e plotë se ai është njeriu që i duhet bashkisë së Durrësit dhe qytetarëve të Durrësit.

Edhe njeherë, falendroj ata që më kanë propozuar dhe i siguroj se do të jemi bashkë në të njëjtin front, për të bërë më të mirën për qytetin tonë.” -shkruan ndër të tjera Duka.

REAGIMI I DUKËS

Nuk do të garoj në Durrës, do të mbështes kandidaturën e Igli Carës!
Të dashur qytetarë të Durrësit!
Përmes këtij postimi dua të ndaj me ju një vendim.
Më njoftuan nga dega lokale e PD-së në këtë qytet se në disa njësi, anëtarësia e kësaj partie më ka propozuar si kandidat për të marrë pjesë në zgjedhjet paraprake, për kandidatin për kryetar bashkie në zgjedhjet vendore, si përfaqësues i opozitës.

Ndjej të falënderoj çdo qytetar durrsak, që është pjesë e Partisë Demokratike, dhe që ka propozuar që unë të jem në këtë garë. E vlerësoj maksimalisht dhe, me zemër do të doja ti përfaqësoja ata dhe shumë të tjerë në këtë garë, me dëshirën e madhe për të bërë më të mirën për qytetin dhe fshatrat e Durrësit.

Por, duke qenë kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste, unë jam i detyruar t’i përkushtohem fushatës së PAA-së në të gjithë Shqipërinë. Ndaj dhe e kam të pamundur të jem personalisht pjesë e kësaj gare.

Unë i premtoj çdo demokrati dhe çdo qytetari durrsak, se kontributi im do të jetë, si përherë, për qytetin dhe qytetarët e kësaj bashkie.

Unë përsonalisht dhe PAA me strukturat e saj, do të mbështesim zyrtarisht kandidatin demokrat Igli Cara, me bindjen e plotë se ai është njeriu që i duhet bashkisë së Durrësit dhe qytetarëve të Durrësit.

Edhe njeherë, falendroj ata që më kanë propozuar dhe i siguroj se do të jemi bashkë në të njëjtin front, për të bërë më të mirën për qytetin tonë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nuk është aspak një lajm i mirë për Realin

Story i radhës

Zelensky vendos kushte për bisedime me Rusinë

Të fundit nga

Premtimi i Yamalit

“Jam në fazën e rikuperimit dhe jam i sigurt se do të rikthehem më i fortë dhe më i motivuar se kurrë” Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal aktualisht po lufton
ShkoLartë