Zgjedhjet e 11 majit/ Pas Kukësit dhe Beratit, PD-ASHM ankimon rezultatin edhe për Qarkun Korçë

May 27, 2025
1 minut lexim

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, ka ankimuar pranë Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit në Qarkun Korçë.

Pas ankimimeve në qarqet Kukës dhe Berat, PD kërkon edhe shpalljen si të pavlefshme të rezultatit zgjedhor në të gjithë qarkun e Korçës dhe përsëritjen e votimeve për Kuvendin e Shqipërisë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur dhe zyrtarizuar procesin zgjedhor duke certifikuar rezultatet për të 12 qarqet e vendit.

Sipas tabelave përfundimtare, Partia Socialiste siguroi 83 mandate, koalicioni PD-ADSHM mori 50 vende në Kuvend, ndërsa forcat e reja politike ndanë 7 mandate: 3 për PSD, 2 për partinë Mundësia, dhe nga 1 për Lëvizja Bashkë dhe Nisma Shqipëria Bëhet.

Partia Demokratike pretendon për një “masakër zgjedhore”, teksa të njëjtin hap tha se do e ndjekë edhe me qarqet e tjera.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Mucunski në seancë plenare në kuadër të Sesionit pranveror të Asamblesë parlamentare të NATO-s në Dejton

Të fundit nga

Blero Muharremi kryen ndërhyrje estetike?

Blero Muharremi po vazhdon të jetë një nga artistët më të komentuar në media e shtypin rozë. Ai tani po përgatit albumin e fundit në karrierë, me të cilin siç tregon edhe
sqmken
ShkoLartë