zgjedhjet e 11 majit ambasadori i osbe viziton qendren e kqz se te votimit nga jashte shoqerohet nga celibashi 681b7550dc179

Zgjedhjet e 11 majit/ Ambasadori i OSBE viziton Qendrën e KQZ-së të Votimit nga Jashtë, shoqërohet nga Celibashi

May 7, 2025
1 minut lexim

Ambasadori i OSBE në Shqipëri, Michel Tarran, i shoqëruar nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, vizitoi sot Qendrën e KQZ-së të Votimit nga Jashtë.

Drejtorja e Votimit nga Jashtë, Jona Josifi, e njohu atë me gjithë procesin që nga mbërritja e votës, hapja e zarfit dhe ndarja e materialeve në kutitë përkatëse për t’u numëruar, më pas, pas përfundimit të procesit të votimit në Shqipëri, paralelisht me votat e tjera.

Ambasadori është shprehur shumë i impresionuar me nivelin e profesionalizmit me të cilin është organizuar mbledhja e votave nga jashtë vendit.

Sa i takon çështjes së fshehtësisë së këtyre votave, Tarran tha se nuk kishte asnjë shqetësim për sa i përket punës së KQZ-së, por theksoi se fshehtësia e votës është në radhë të parë në dorën e vetë zgjedhësve që votojnë nga jashtë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

durmishi nuk ka rritje te inflacionit masat e ministrise dhane efekt 681b6ff2427e4
Story i mëparshëm

Durmishi: Nuk ka rritje të inflacionit, masat e Ministrisë dhanë efekt

pdk e hapur per dialog qeveria e re duhet te vije nga opozita e djeshme 681b7eb52ad35
Story i radhës

PDK e hapur për dialog: Qeveria e re duhet të vijë nga opozita e djeshme

Të fundit nga

Kylie Minogue mahnit me veshjen

Kylie Minogue dukej e mrekullueshme me një kostum të ngushtë blu elektrik, ndërsa filloi pjesën evropiane të turneut të saj botëror. Këngëtarja australiane, 56 vjeç, solli turneun e saj Tension në Glasgow
ShkoLartë