zgjedhjet e 11 majit 6500 forca policore ne gadishmeri per mbarevajtjen e procesit 67e94027b96a6

Zgjedhjet e 11 majit, 6500 forca policore në gadishmëri për mbarëvajtjen e procesit

March 30, 2025
1 minut lexim

Për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 11 majit do të angazhohen 6500 forca policore, të cilat po trajnohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për rolin që do të kenë në funksion të procesit.

Sipas Drejtorit të Rendit Publik në Policinë e Shtetit, trajnimet kanë nisur prej muajit shkurt në të gjithë vendin, ndërsa funksioni kryesor i policisë është ruajtja e qendrave të votimit, shoqërimi i materialeve zgjedhore, si në shpërndarjen e tyre pranë qendrave të votimit, ashtu edhe më pas në shoqërimin e tyre drejt KZAZ-ve, atje ku edhe numërohen votat.

Fokusi do të jetë tek krimet zgjedhore dhe policia në bashkëpunim me SPAK do punojnë për parandalimin e tyre.

“Do t’i kushtohet vëmendje e veçantë goditjes të krimeve zgjedhore. Sëbashku me Prokurorinë e Përgjithshme ne zhvilluar një trajnim me drejtuesit e strukturaver qëndrore dher vendore. Bashkëpunim me SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme do të jetë pandërprerje, kryesisht në ditën e procesit zgjedhor”, tha Agron Çela.

Përgatitja e policisë së shtetit për zgjedhjet parlamentare është ndarë në tre faza:  Më datën 10 do të fillojë faza e fushatës zgjedhore ku policia e shtetit do të marrë të gjitha detyrimet, do të kryejë shërbime në të gjitha aktivitetet që do të zhvillojnë subjektet politike dhe i garantojmë për paanshëmri për të gjitha subjektet zgjedhore.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

bujar osmani e arber ademi per vizite bajrami tek familja e kreshnik bekteshit 67e93ac6257bd
Story i mëparshëm

Bujar Osmani e Arbër Ademi për vizitë bajrami tek familja e Kreshnik Bekteshit!

e rende publikohen pamjet nga momenti i rrezimit te punetorit nga skelet ne veternik 67e949823775b
Story i radhës

E rëndë: Publikohen pamjet nga momenti i rrëzimit të punëtorit nga skelet në Veternik

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë