Zgjedhjet/ Berisha thirrje kandidatëve të Ramës e të Bashës: Keni kohë ende për tu tërhequr

February 12, 2022
min lexim

Sali Berisha ka prezantuar sot para qindra shkodranëve kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë” Bardh Spahia për zgjedhjet lokale në Bashkinë e Shkodrës që do zhvillohen me 6 mars.

Ai ka thënë se 6 marsi do jetë festa e fitores së “Shtëpisë së Lirisë” dhe të Bardh Spahisë. Berisha mes të tjerash ka ftuar shkodranët që të votojnë Spahiajn, ndërsa duke folur për kundërshtaren nga radhët e PS-së, Majlinda Angonin, ka bërë apel që ajo të lërë fushatën dhe të mos përfaqësoj Edi Ramën. Sipas Berishës, Angoni ka bërë gabimin më të madh që ka zgjedhur të jetë krah Ramës në këto zgjedhje.

“Nuk të takonte as si Angonë të përfaqësoje një njeri që s’ka vlerë dhe urren Shkodrën” ky ka qenë mesazhi i Berishës për kandidaten socialiste.

Po ashtu Berisha është ndalur edhe për Xhamal Bushati duke thënë se ai ishte një midis tyre. Edhe Bushatit, Sali Berisha i ka bërë thirrje që të lërë fushatën dhe të tërhiqet nga gara për bashkinë e Shkodrës.

“Po të doje merrje pjesë në primare dhe do kishe respektin tonë të plotë. Por ti zgjodhe atë që s’të takonte kurrë. Atë që shkelmon veten e tij, Lul Bravën. Do i bie shkurt. I nderuar Xhamal mos u bëj shoku Xhamal. Kaq kam për ty unë. Ndaj lëre këtë fushatë bëj ca ditë pushim dhe hajde të takohemi përsëri se gabime bëjmë të gjithë. Edhe një herë përulem para jush me mirënjohje të thellë”

Pjesë nga fjala e Berishës në Shkodër:

“E nderuar zonja Ademi, i dashur kandidati ynë Bardh Spahia. Së pari ju përshëndes për zemërsisht. Qytetarët e Shkodrës. Banorët e këtij rrethi përulem me shumë mirënjohje. Para të gjithë banorëve për mbështetjen që i kanë dhënë PD në tre dekada. Shkodra ka themeluar me qëndrime e sakrifica demokracinë në Shqipëri. Në këto 30 vite, Shkodra nuk gaboi. Edhe kur gaboi PD, qytetaria qëndroi në anën e drejtë. Në këto 30 vite, kur Basha e dorëzoi në 2019, e mbajti Voltana Ademi dhe qëndroi e pamposhtur. Detyrimet tona janë të pakufishme, ndaj ju ftoj të vazhdojmë këtë udhëtim sëbashku në një moment kritik. E vërteta është se PD është në momentin më kritik të këtyre 30 viteve sepse sot këto zgjedhje nuk janë njëlloj siç duhej të zhvilloheshin ku opozita përballej me qeverinë. Por sot zhvillohen me një qeveri që bazohet tërësisht mbi krimin drogën dhe vjedhjen e korrupsion. Qeveri duke shkelur çdo parim demokratik merr peng pluralizimin dhe mendon se kështu do zgjas jetën e regjimit. Por ja ku jemi ne këtu, këtu është Shkodra. Me opozitën e vërtetë. Të mbrojë me votën e saj të lirë pluralizimin jo vetëm në Shkodër po në mbar Shqipërinë.”

“Në këto zgjedhje ju votoni për kryetarin e ri të Bashkisë. Për të përzgjedhur dhe për ti prerë biletën kryetari të Meduzës në Tiranë. Edvin Ramës. I cili ka përdorur çdo mjet dhe degradoi tek zgjedhjet me tritol dhe me drogë. Për të shkelmuar votën tuaj. Nuk mund të pajtohemi ndaj regjimit. E diskriminoi dhe i ndërpreu investimet. Shkodra do të jetë mbi të keqen mbi të shkuarën. Do votojë për qytetarët e saj, për mjekun Bardh Spahia. Më të mira të mëkuara nga ky qytet. Mishëron trashëgimi të shkëlqyer.”

Pas prezantimit te kandidatit te koalicionit “Shtepia e Lirise” Z. Berisha do të zhvilloje një vizitë pune në shtabin elektoral të degës Shkodër.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nënkryetarja e PD nxjerr videon: Inceneratorët, vjedhja e shekullit

Story i radhës

Finalja e Kupës së Botës për klube, ja formacionet zyrtare të Chelseat dhe Palmeiras

Të fundit nga

ShkoLartë