Në Komunat Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupë, sot për herë të tretë mbahen zgjedhjet lokale, pasi paraprakisht për dy herë radhazi nuk u plotësuan kushtet për shkak të mungesës së censusit që zgjedhjet të shpallen të suksesshme.
Kodi Zgjedhor në Nenin 132, paragrafi 1, sic njofton KlanM, thotë se në rrethin e parë të votimit për Kryetar Komune zgjidhet ai kandidat që fiton shumicën e votave nëse në zgjedhje kanë dalë 1/3 e numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar në Listën Zgjedhore në Komunën përkatëse.
Në Komunën Mavrovë – Rostushë, sic njofton KlanM, qytetarët do të votojnë në një rreth zgjedhor, për shkak se ka vetëm dy kandidatë, derisa në Qendër Zhupë ka vetëm një kandidat, për cka Kodi Zgjedhor në paragrafin 4 të Nenit 132 parasheh se nëse për Kryebashkiak është propozuar një kandidat, kurse në rrethin e parë nuk e ka fituar 1/3 e votave, përsëritet e gjithë procedura zgjedhore. Pikërisht mosplotësimi I këtij kushti ishte shkaku që zgjedhjet në këto dy Komuna mbahen për herë të tretë.
Edhe pse këto kushte vlejnë kur zgjidhet Kryetari i Komunës, sic përcjell KlanM, të njëjtat nuk kanë të bëjnë me zgjedhjen e këshilltarëve, sic është rasti me Komunën e Tetovës, ku sot votohet në zgjedhje të jashtëzakonshme për anëtarë të Këshillit, pasi përbërja e mëparshme u shpërnda nga Qeveria, për arsye se nuk e mratuan llogarinë përfundimtare deri në skadimin e afatit, më 31 Mars të këtij viti.
Në Tetovë, në fletëvotime ka 13 lista me kandidatë për anëtarë të Këshillit Komunal. Mandatet, sic përcjell KlanM, do të shpërndahen sipas numrit të votave të fituara duke shfrytëzuar Metodën e Dontit – që do të thotë se pas grumbullimit të numrit të përgjithshëm të votave që do t`i fitojë cdo listë partiake, pjesëtohen me 1, më pas me 2, me 3, me 4, deri në numrn përfundimtar të kandidatëve që duhet të zgjidhen në njësi të caktuara zgjedhore.
Koeficientët e fituara zgjedhore përcaktohen sipas madhësisë, kurse numrat më të mëdhenj janë mëndatet që fitojnë listat përkatëse.